E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, Palestina paraqet kërkesën për njohje

Ai paraqiti një dokument ku kërkon anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB. Abas tani po flet para Asamblesë së Përgjithshme për të argumentuar kërkesën e tij.

(17:20) Njohja e Palestinës, orët vendimtare në OKB

Lideri palestinez, Mahmud Abas, pritet të paraqesë kërkesën e tij për njohje të shtetit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në orët në vijim, Abas gjithashtu pritet t’i adresohet Asamblesë së Kombeve të Përgjithshme me një fjalim argumentues lidhur me këtë çështje.

Pak kohë pas Presidentit Abas pritet të flasë edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili do të denoncojë këtë veprim.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kundërshtuar kërkesën palestineze për njohje, duke nënvizuar se shteti palestinez mund të arrihet vetëm përmes bisedimeve me Izraelin.

Presidenti Barak Obama i bëri të ditur Abasit të enjten se SHBA-të do të përdornin veton në Këshillin e Sigurimit në mënyrë që të bllokojnë kërkesën, por Abas është zotuar se do ta çojë përpara këtë lëvizje.

Ndërkohë në Bregun Perëndimor, palestinezët po përgatiten për protesta masive që do të përkojnë me dorëzimin e kërkesës.

Ekrane televizive gjigante janë vendosur në shumë qytete në mënyrë që njerëzit të ndjekin direkt fjalimin e Abasit në Asamblenë e Përgjithshme./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-23 18:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›