E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianët e pranojnë: Greqia mund të falimentojë!

Deri para deklaratave të bëra së fundmi, liderët evropianë nënvizonin faktin se në asnjë mënyrë nuk e mendonin si opsion falimentimin e Greqisë.

Knot bëhet kështu bankieri i parë evropian që paralajmëron lidhur me mundësinë e falimentimit grek. I pyetur nga e përditshmja holandeze “Het Financieele Dagblad” lidhur me një falimentim të mundshëm të Greqisë, Knot më në fund pranoi se ky skenar po studiohet.

“Është një nga skenarët. Nuk ju them dot që Greqia nuk do të falimentojë”, citohet të ketë thënë Knot.
Kreu i Bankës Holandeze, i cili u emërua këtë verë, theksoi se partnerët evropianë kanë punuar shumë për të ndihmuar Greqinë, por fajësoi shtetin se nuk ka kuptuar se sa e rëndë ishte situata.

Komisioneri evropian i ekonomisë dhe marrëdhënieve tregtare, Olli Rein, theksoi të enjten se liderët evropianë nuk do të lejojnë një falimentim të pakontrolluar të buxhetit grek e poashtu nuk do të lejojnë daljen nga eurozona, por nuk mohoi falimentimin e Greqisë, gjë të cilën shumë ekonomistë e shohin si të pashmangshëm.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-23 16:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›