E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Medvedev mbështet Putin për president

Presidenti aktual rus Dimitri Medved ka deklaruar se kyeministri Vladimir Putin, do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme në Rusi. Deklarata e tij erdhi në Kongresin e partisë “Rusia e Bashkuar”, gjatë së cilës u shpall lista përfundimtare për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen gjatë muajit dhjetor. Medved ka deklaruar se partia “Rusia e Bashkuar”, është favorite për fitimin e zgjedhjeve parlamentare në Rusi.

Emri i presidentit rus Dimitri Medvedv ishte i pari në listën e partisë, duke u ndjekur më pas nga ai, i Vladimir Putin. Medvedev miratoi emrin e tij si të parin në listë duke deklaruar se do do të punonte për një qeverisje bashkëkohore dhe ndryshimin radikal për një modernizim edhe të partisë “Rusia e Bashkuar”.

Më pas ai i ka kërkuar kongresit të partisë që të mbështesë emrin e Putin si kandidat për president. Ky i fundit ka shërbyer për dy mandate si president i Rusisë, përpara se Medved të merrte postin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›