E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajaks-Alkmar, hiqet kartoni i portierit

TIRANE-Federata Holandeze anuloi kartonin e kuq të portierit të AZ Alkmar Esteban Alvarado, marrë në ndeshjen me Ajaksin. Kur takimi ishte 1-0, një tifoz i Ajaksit u fut në fushë dhe tentoi ta godiste, ndërsa portieri e zuri me shkelma. Gjyqtari i dha të kuqe dhe kjo bëri që trajneri i Alkmarit Pim Verbek të tërhiqte ekipin nga fusha. Arbitri u detyrua ta mbyllte ndeshjen, por Federata ka dhënë sinjalin e parë se vendimi i tij ishte i padrejtë. Sa i përket sfidës, ende nuk është marrë ndonjë vendim.

(a./latifi/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›