E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Ançeloti trajner i PSG-së

ROME-Duket se ka përfunduar gjithçka përsa i përket kalimit të Karlo Ançelotit te Paris Sent Zhermen. E përditshmja franceze “Le Parisien” ka përshpejtuar lajmin, duke bërë të ditur se sheikët nga Katari dhe Leonardo e kanë bindur tashmë italianin të zërë vendin e Kambuar. Për Ançelotin është gati një kontratë deri në vitin 2014. Ai do të jetë në timonin e skuadrës së kryeqytetit francez që nga 1 janari, kur PSG do të niset për në Dubai. Me Ançelotin, priten edhe disa blerje të mëdha në merkato.

(a./latifi/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›