E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, Krasiç do të ikë në janar

ROME-Tani nuk ka më dyshime: Milos Krasiç do t’i thotë lamtumirë Juventusit në muajin janar. Ka qenë vetë agjenti i futbollistit serb, Joksimoviç, ai që e ka bërë të ditur një gjëtë tillë. “Krasiç do të largohet. Nuk ka qenë i qetë në dy muajt e fundit, sidomos për shkak të zhurmës në merkato”, tha ai. Një nga ekipet e interesuara për të është Çelsi dhe agjenti konfirmon: “Blutë janë të interesuar për të”. Skuadra londineze e kërkoi edhe në verën e shkuar Krasiç, por nuk arriti ta merrte dot.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›