E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajala: Hetim i plote i zgjedhjeve, mbeshtesim PS

Ne mbyllje te mbledhjes se djeshme, Komiteti i Internacionales Socialiste per Evropen Juglindore, doli me nje rezolute te posacme ku kerkohet hetim i plote i zgjedhjeve te 28 Qershorit, me qellimin e vetem per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Ishte Sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, ai i cili beri publik dje pasdite, rezoluten e cila u miratua nga te gjithe te pranishmit ne komitetin per Evropen Juglindore, te mbajtur sot ne Tirane. "Arritem ne nje rezolute te miratuar njezeri. Pozicioni i shprehur nga Internacionalja Socialiste eshte per nevojen e riformimit te demokracise, per nje transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Komiteti thekson thirrje e nje komisioni hetimor, qe ka te bejne me materialet zgjedhore dhe kutite e votimit. Pranojme se ngerci po demton qytetaret dhe po pengon Shqiperine ne procesin e liberalizimit te vizave", thuhet ne rezolute, te cituar nga Ajala. Sipas tij, nje pike kyce ne rezolute, eshte edhe perpjekja e vazhdueshme e opozites per te ofruar rrugen e zgjidhjes se krizes si dhe nevoja dhe domosdoshmeria per forcimin e institucioneve ne vend. "Njohim hapat kurajoze te Partise Socialiste, qe ka ofruar shanse per kompromis, perfshi ketu kthimin ne Parlament. Shqiperia ka nevoje per institucione te forta politike, me qellim qe te jete ne pozicionin e duhur per t'iu pergjigjur krizes ekonomike", vijoi Ajala. Ne rezolute, propozohet hetimi i thelle i zgjedhjeve te 28 Qershorit, duke perfshire ketu edhe hetim te materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit. Nderkohe qe kerkohet gjithashtu realizim i reformave te shumta per te mundesuar pavaresine e sistemit gjyqesor dhe medias. Ne rezoluten e miratuar dje, vleresohet se mungesa e transparences e perkeqesoi gjendjen politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›