E Diel, 1 Nëntor 2026

Te perndjekurit: Emerimet ne gjyqesor, Topi po zhgenjen me papergjegjshmerine

Ish te perndjekurit dhe te denuarit politike, denojne aktin e Presidentit Bamir Topi, per te dekretuar ne institucione, gjyqtare qe kane dhene denime politike. Perfaqesuesi i shoqatave te ish te persekutuarve politike, Tanush Kaso, tha dje ne emer te kesaj pjese te shoqerise se eshte e papranueshme dhe jo morale qe kreu i shtetit te dekretoje emra si Vangjel Kosta, qe ka firmosur vite me pare, denime politike ne grahmat e fundit te diktatures. "Keta gjyqtare duhet te ishin larguar vullnetarisht, ne menyre qe drejtesia te reformohet rrenjesisht nga hijet famekeqe te komunizmit. Presidenti Topi ka zhgenjyer te gjithe te persekutuarit dhe te denuarit politike, aq me teper qe ne kete fushate Presidenti po perdor dhe njerez gjoja te persekutuar, por qe nuk kane asnje lidhje me burgjet dhe kalvarin e persekutimit komunist", tha Kaso. Ne emer te persekutuarve, ai i beri thirrje Presidentit Topi, qe te jete i pergjegjshem ne dekretimet qe ben dhe te mos perdore lufte te heshtur me Parlamentin, qe qellimet e tij. Kaso kritikoi kreun e shtetit edhe per mos firmosjen e ligjit te lustracionit dhe nga tjeter te dorezoje ne Kuvend emra te tille si Kosta, qe kane qene gjyqtare persekutore. "Valle nuk ka Shqiperia emra me te pershtatshem per nje sistem evropian dhe te ndershem ne drejtesi?. Apo Presidenti po ndjek formulen qe sistemi i drejtesise te mbahet monopol nga emra te se kaluares. Si mundet ky President te perdore standarde te dyfishta, ku nga njera ane te dekoroje viktimat e komunizmit dhe nga ana tjeter te promovoje ne hierarkine drejtuese te sistemit gjyqesor, persekutoret e gjyqesorit te diktatures?", vijoi Kaso. R. R.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›