E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pyetjet e PD, shprehje e kapsllekut mendor pa zgjidhje

Ne vend te kreut te opozites, Edi Rama, ishte deputeti socialist, Eduard Shalsi, ai qe iu pergjigj dje menjehere pyetjeve te parashtruara ne emer te PD-se, nga zedhenesja Erla Mehilli per procesin e hetimit te zgjedhjeve. Sipas Shalsit, perpjekjet e Sali Berishes per te shtruar pyetje te kota, kur duhen zgjidhje, jane "shprehje e nje kapslleku" mendor qe nuk e zgjidh krizen. "Djemte dhe vajzat qe recitojne ato cfare ju shkruan Sali Berisha, nuk e fshehin dot se, pergjegjesia per mospranimin e kompromisit do t'i takoje vetem Sali Berishes", tha Shalsi. Sipas tij, asnje nuk mund ta fshehe dot as se afati 2 javor eshte ultimativ, kjo sepse parashtron pasojat qe do te vuajme. "Nuk e fsheh dot as se neni i famshem 178 i kodit elektoral nuk eshte mbi kushtetuten, qe ne na jep te drejten te hetojme pa kushte. Ndaj apeli yne per Sali Berishen eshte: mos pengo vizat, mos pengo integrimin e vendit", paralajmeroi Shalsi ne emer te Partise Socialiste. Ai kerkoi reagimin e menjehershem te maxhorances dhe kreut te saj Berisha, ndaj zgjidhjes te situates politike ne vend dhe jo ta zvarritjen e vazhdueshme te ketij problemi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›