E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajala PS sjell shprese per te ardhmen

Zgjedhjen nënkryetar të Internacionales Socialiste, Edi Rama e ka ndarë me ambasadorët e akredituar në Tiranë, drejtuesit e medias dhe drejtuesit e PS-së, të cilët ishin të ftuar në një darkë.

I ftuar ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, i cili në fjalën përshëndetëse vlerësoi rolin e Edi Ramës si kryetar të PS-së.

Zoti Ajala tha se PS është ajo forcë, që sjell shpresën e mundshme për të ardhmen. Ndërsa Edi Rama u shpreh se asnjëherë s’e kishte menduar, që do të vinte kjo ditë për të qenë nënkryetar i Internacionales Socialiste.

Rama tha se kjo është ngjarje historike për PS-në. “Jo sepse u zgjodha unë, - nënvizoi Rama, - por se u zgjodh kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky zhvillim, - shtoi Rama, - shkon përtej çdo merite personale”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›