E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajala: Përfaqësuesit e IS, më 23 qershor në Tiranë për zgjedhjet

Gazeta Shqip

Kreu i Internacionales bekon aleancën Rama-Meta

NOwD920130407081235_07041321Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala e ka bekuar personalisht në Tiranë aleancën e rikthyer mes dy partive të majta, PS dhe LSI. Fillimisht Ajala është takuar me kreun e LSI-së, Ilir Meta, të cilin e ka përgëzuar për një veprim të tillë të ndërmarrë që synon bashkimin e së majtës. Erdha të flas me Ilirin sot, dhe më pas do të flas me Edi Ramën. Kam ardhur këtu për ti përgëzuar për vendimin e rëndësishëm fondamental që së bashku kanë marrë. Duke krijuar këtë koalicion, duke bashkuar forcat së bashku, për të bërë realitet atë që shqiptarët kanë luftuar për shumë kohë. Sot politika premton një të ardhme më të mirë falë vendimit të këtyre zotërinjve, Ilir Meta dhe Edi Rama. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, është lajm i mirë për të gjithë familjen progresive në të gjithë botën dhe patjetër që është një lajm i mirë për Internacionalen Socialiste, deklaroi pas takimit Ajala. Sekretari i Përgjithshëm i IS-së ka bërë ditur se zgjedhjet e 23 qershorit do të vëzhgohen nga ndërkombëtarët dhe partnerët e së majtës politike. Ne do jemi këtu më 23 qershor. Unë do të vij personalisht. Duam tju shoqërojmë ju dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjedhje të lira. Dhe mbi të gjitha, për axhendën që sjell mundësi në Shqipëri dhe për axhendën që sjell ndryshimin që jemi përpjekur prej vitesh. Do tju shohim së shpejti. Gjatë këtyre muajve dhe javëve në vijim para zgjedhjeve, do jemi shumë afër me miqtë tanë këtu dhe do jemi gati për axhendë fituese, deklaroi Ajala. Vizita e tij në Tiranë për koalicionin PS dhe LSI, pason atë të zv.presidentit të Parlamentit Europian, Xhani Pitela, dhe deklaratat e shumta ndërkombëtare në favor të këtij bashkimi. Politikanët europianë të së majtës i bënë thirrje dy liderëve të PS-së dhe LSI-së që të bashkëpunojnë për hir të integrimit. Ky apel u pasua me lëvizjen pozitive të Metës, i cili pas takimit me Kryeministrin Berisha bëri publike tërheqjen e LSI-së nga koalicioni i djathtë qeveritar.

Kreu i LSI

Meta: Sfida, fitorja dhe përballimi i qeverisjes

Objektivi ynë kryesor është fitorja e zgjedhjeve më 23 qershor dhe përshpejtimi i procesit të integrimit europian, para dhe pas zgjedhjeve. Kështu deklaroi kreu i LSI-së, Ilir Meta, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala. Kreu i LSI-së duket se nuk heq dorë nga votimi i tri ligjeve, ku deklaron se partia do të kontribuojë para dhe pas zgjedhjeve për procesin e integrimit. Ishte kënaqësi që të prisja në selinë e LSI-së sekretarin e përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala, i cili ndodhet në Tiranë për të biseduar me ne dhe për të na përgëzuar për iniciativën më të fundit, e cila ka të bëjë pikërisht me një koalicion të ri, që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar për të pasur sukses dhe fitore në zgjedhjet e 23 qershorit, për të pasur mundësi për të kontribuar në përballimin e të gjitha sfidave që vendi ka për të ardhmen, sidomos në raport me përshpejtimin e procesit të integrimit europian. Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ajala për interesimin e vazhdueshëm të Internacionales Socialiste për zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, njëkohësisht edhe për zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit, deklaroi Meta. Më pas, ai ka vlerësuar kontributin e IS-së për Shqipërinë në proceset integruese. Për ne është i rëndësishëm ky bashkëpunim, i cili jam i bindur që do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me jo vetëm familjen socialiste europiane dhe botërore, por në tërësi për të gjithë proceset integruese të vendit, theksoi Meta.

Ajala: Përfaqësuesit e IS, më 23 qershor në Tiranë për zgjedhjet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›