E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, në samitin e 42 homologëve të Mesdheut

Gazeta Shqip

Kryeparlamentarja

Jozefina TopalliKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, së bashku me liderë botërorë me influencë politike dhe mbi 40 krerë të parlamenteve u mblodhën në Marsejë të Francës në një samit të nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe pjesëmarrësit në këtë samit diskutuan dhe vendosën për nxitje të zbatimit të projekteve të përbashkëta në këtë kohë sfidash për politikën dhe ekonominë globale. Gjatë punimeve tË samitit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli u takua me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Shulz, kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Lammert, kryetarin e Asamblesë së Francës, kryetaren e Parlamentit të Austrisë, kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, etj. Kryetari i Asamblesë se Francës, duke iu përgjigjur ftesës së kryetares së Kuvendit, tha se do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Topalli, në samitin e 42 homologëve të Mesdheut burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›