Ajala: Shprehim keqardhje për mungesën e vullnetit për kompromis
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, shprehu dje keqardhje për mungesën e vullnetit për të arritur një kompromis mes palëve. Ajala e bëri këtë deklaratë gjatë një prononcimi për mediat nga Nju Jork, ku po zhvillon punimet Këshilli i Internacionales Socialiste. “Jemi mjaft të kënaqur që Edi Rama u është bashkuar diskutimeve të Këshillit të Internacionales Socialiste në selinë e Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork. çështja e Shqipërisë është një nga çështjet kryesore në axhendën e Internacionales Socialiste, që nga takimi ynë në Tiranë, në mbledhjen e Komisionit për Europën Juglindore para disa javësh, që diskutoi për zhvillimet në Shqipëri. Unë do të thosha që ne ndërkombëtarët në momentin aktual shprehim keqardhjen për mungesën vullnetit për kompromis që vërehet nga ana e Qeverisë së Kryeministrit Berisha”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i IS.