Ajax-Juventus, ringjallet rivaliteti

Kampioni i Kupës UEFA, Shakhtar Donetsk, do të takohet me ekipin anglez Fulham pas shortit të 32 ekipeve në Europa League të tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten. Ukrainasit, të cilët ndeshjen e parë e zhvillojnë në Londër, nëse kualifikohen në rrethin tjetër do të përballen me Juventusin ose Ajaxin.
Klube të mëdha do të ndeshen mes vete, ndërsa më së tepërmi do të zgjojë vëmendje takimi mes katër herë kampionit të Evropës, Ajax dhe dy herë kampionit Juventus, të cilët janë ndeshur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve dhe kanë fituar nga një herë secili.
Hamburg dhe PSV Eindhoven po ashtu janë tërhequr me njëri-tjetrin, ndërsa finalisti i mposhtur nga edicioni i kaluar i Kupës UEFA, Werder Bremen do të takohet me Twenten në duelin tjetër gjermano-holandez. Ekipi i Hamburgut, qyteti ku do të zhvillohet finalja, nëse kualifikohen për 1/8 e finales do të takohen me fituesin e Athletic Bilbao-Anderlecht nëse e mposhtin PSV-n.
Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, do të ndeshet me Villarrealin në një tjetër përballje atraktive, ndërsa përfaqësuesi tjetër i fundit nga Bundesliga, Hertha Berlin do të takohet me Benfican. Fituesi i ndeshjes Villarreal-Wolfsburg do të takohet me kampionin e Rusisë, Rubin Kazan ose Hapoel Tel Avivin në 1/8 e finales.
Gjiganti anglez Liverpool takohet me rumunët e Unirea Urziceni në përballjen e dy ekipeve të eliminuara nga Liga e Kampionëve, ndërsa rivali i tyre lokal, Everton ndeshet me Sporting Lisbonën. Sikurse Athletic Bilbao, shpresa tjetër e Spanjës Valencia ka një kundërshtar belg, Brugge. Rrethi i parë i ndeshjeve do të zhvillohet më 18 dhe 25 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 11 dhe 18 mars.
Faza eliminatore e garës:
1. Rubin Kazan-Hapoel Tel-Aviv
2. Athletic Bilbao-Anderlecht
3. Copenhagen-Marseille
4. Panathinaikos-Roma
5. Atletico Madrid-Galatasaray**
6. Ajax-Juventus
7. Brugge- Valencia
8. Fulham- Shakhtar Donetsk
9. Liverpool- Unirea Urziceni
10. Hamburg-PSV
11. Villarreal-Wolfsburg
12. Standard Liège-Salzburg
13. Twente-Werder Bremen
14. Lille-Fenerbahçe
15. Everton-Sporting*
16. Hertha-Benfica**
Ndeshja e parë: 18 shkurt (*16 shkurt)
Ndeshja e dytë: 25 shkurt (**23 shkurt)
Shorti për 1/8 e finales:
Fituesi i ndeshjes 10 – Fituesi i ndeshjes 2
Fituesi i ndeshjes 1 - Fituesi i ndeshjes 11
Fituesi i ndeshjes 5 - Fituesi i ndeshjes 15
Fituesi i ndeshjes 16 - Fituesi i ndeshjes 3
Fituesi i ndeshjes 4 - Fituesi i ndeshjes 12
Fituesi i ndeshjes 14 - Fituesi i ndeshjes 9
Fituesi i ndeshjes 6 - Fituesi i ndeshjes 8
Fituesi i ndeshjes 7 - Fituesi i ndeshjes 13
Ndeshja e parë: 11 mars
Ndeshja e dytë: 18 mars