E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Europa

Temperaturat e ulëta dhe bora kanë kapluar pjesët veriperëndimore të Europës, në prag të festës së Kërshëndellave, duke nxitur mbylljen e aeroporteve, duke shkaktuar kaos nëpër rrugë dhe duke i dhënë nxënësve të shkollave një fillim më të hershëm të pushimeve.

Dy aeroporte në Londër u mbyllën në natën mes të enjtes dhe të premtes, pas reshjeve të mëdha të borës në jug dhe lindje të Anglisë. Aeroporti Gatwick u hap gjatë ditës së sotme, pas pastrimit të pistave, por mbeti i mbyllur aeroporti tjetër në Londër, Luton.

Bora shkaktoi pengesa të mëdha edhe në Paris, ku autoritetet kërkuan nga kompanitë ajrore që të anulojnë 30 për qind të fluturimeve për dhe nga aeroporti kryesor Charles de Gaulle.

Mbi 900 udhëtarë kaluan natën në këtë aeroport, pas anulimit të fluturimeve gjatë ditës së enjte. Zyrtarët theksuan se udhëtarët u detyruan të qëndrojnë në aeroport, ngase nuk kishte dhoma të lira në hotelet përreth.

Në Belgjikë, me dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin ndërkombëtarë të Brukselit, pasi që bora mbuloi pistat. Autoritetet belge u detyruan të anulojnë rreth 100 fluturime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›