Xhirohet pjesa e dytë e “Fjalimit të Mbretit“

Aktori Colin Firth do të luaj sërish rolin e Mbretit George VI, në vazhdimin e filmit “The King’s Speech” (Fjalim i Mbretit).
Veç tij, në film do të paraqitet edhe dueti nga pjesa e parë, Helen Bonham Carter dhe Jefrey Rush, i cili do të luaj rolin e terapeutistit të mbretit.
Ngjarja e filmit do të duhej të ilustrojë kohën e Luftës së Dytë Botërore.
Është interesante që vazhdimi i filmit nuk do të fokusohet në problemin e George me të folur nga pjesa e parë, por në luftën e mbretit me bombat që binin në Londër.
Gjithashtu, filmi do të fokusohet edhe në mënyrën sesi familjet e zakonshme angleze luftonin me krizën – siç ishte rasti i familjes së terapeutistit të mbretit.
Në bazë të skenarit, shumëkush që tani prognozon se filmi do të jetë kandidat për Oscar dhe për shumë çmime tjera prestigjioze.