E Diel, 1 Nëntor 2026

Papin: Ibrahimovic mund t’i shënojë 30 gola në Ligue 1

Ish përfaqësuesi francez Jean-Pierre Papin beson se ylli i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic ka mundësi t’i shënojë më shumë se 30 gola në sezon në Ligue 1.

Përfaqësuesi suedez ka realizuar tashmë 7 gola në pesë ndeshje dhe Papin pret që sulmuesi me prejardhje boshnjake ta thyejë rekordin e tij prej 28 golash për sezon, të cilin e kishte regjistruar sezonin e kaluar me Milanin.

“Është e pamundur ta parashikosh se sa gola do t’i shënojë ai. Gjithmonë ekzistojnë ndeshjet pa gola, lëndimet apo suspendimet. Do të jetë e vështirë për të ta mbajë ritmin e golave nëpër të cilin po kalon. Por, ai është i rrethuar nga një ekip kualitativ dhe mendoj se mund ta kalojë rekordin tim prej 30 golash (nga sezoni 1989-90).

Kurse, rekordi i Josip Sklobarit prej 44 golash për sezon, ndoshta do të jetë një kodër për t’u kaluar”, deklaroi Papin për RMC.

“Ibra ma kujton paksa Marco van Bastenin. Ai ka stil të njëjtë të lojës, por është më i fuqishëm”, vazhdoi Papin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›