E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për dashurinë e ndërprerë, 27-vjeçari mbytet në det

05/04/2010 Tragjedi shqiptare në brigjet greke

Për të festuar Pashkët ishte nisur në Igumenicë një familje shqiptare, por udhëtimi në det ka qenë tragjik, sepse djali ka vendosur të shfrytëzojë pikërisht këtë moment për t’i dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në anijen “Eleni”, në linjën Korfuz-Igumenicë. Viktimë është një djalë 27-vjeçar shqiptar, i cili së bashku me nënën dhe të atin e tij po udhëtonin nga Korfuzi ku jetonin, për në Igumenicë ku do t’u bashkoheshin disa kushërinjve të tyre për të pjekur qengjin e Pashkëve. “Ne morëm në pyetje familjarët e 27-vjeçarit shqiptar dhe ata na treguan se djali ishte hedhur vetë nga anija, në përpjekje për t’i dhënë fund jetës, pasi ishte i zhgënjyer nga një lidhje dashurie që kishte pasur në Korfuz, lidhje që kishte marrë fund”, thanë burime zyrtare policore pas hetimeve të para.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›