“Shëndeti urban ka rëndësi”

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, 7 Prillit, tema e përzgjedhur për këtë vit do të jetë “Shëndeti urban ka rëndësi”, e cila i kushtohet efekteve shëndetësore gjithnjë e më të theksuara të urbanizimit dhe ndërlidhjes së tyre, të cilat janë shumë të rëndësishme për mirëqenien, zhvillimin dhe prosperitetin e qytetarëve anekënd botës, e po ashtu edhe qytetarëve të Kosovës.
Me këtë rast, shef i zyrës së OBSH-së në Prishtinë, Skënder Syla, ka thënë për Kosovapress, se në kuadër të iniciativës globale të OBSH-së, me moton, “1000 jetë - 1000 qytete”, edhe Kosova i bashkëngjitet iniciativës globale me aktivitete të shumta.
Ai theksoi se në kuadër të këtyre aktiviteteve, më 7 prill, do të organizohet debati me temën e Ditës Botërore të Shëndetit “Shëndeti urban ka rëndësi”, ku do të marrin pjesë drejtues të KK të Prishtinës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile. Ndërsa, shtoi se OBSH-ja është duke përqendruar vëmendjen në ngritjen dhe sensibilizimin e opinionit të gjerë për rëndësinë që ka shëndeti dhe ambienti, për një shëndet sa më të mirë të qytetarëve.
Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Kjo ditë shënohet më 7 prill që nga viti 1050 dhe i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror nga të gjitha vendet që janë anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.