E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet dera e oborrit, vdes dy vjeçarja

Shkodër, 5 prill, NOA Një ngjarje aksidentale i ka marrë jetën një vajze dy vjeçare nga qyteti i Shkodrës. Vajza quajtur B. Elbasani, e datëlindjes 13. 09. 2008, ka humbur jetën sot, pasi mbi të është rrëzuar dera e oborrit.

Policia njofton se nga informacionet e para rezulton se fëmija është dëmtuar aksidentalisht në banesën e saj, pasi është shembur dera e oborrit të shtëpisë duke e zënë poshtë.

Familjarët e kanë çuar dy vjeçaren në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por me gjithë ndihmën e dhënë nga mjeket vajza ka ndërruar jetë në Spital.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›