Gjykata Kushtetuese i heq mandatin Ilir Beqjas

Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit të Partisë Socialiste Ilir Beqja. Lajmi është konfirmuar për “Ora News” edhe nga vetë deputeti Beqja.
Në seancën e sotme, trupi gjykues ka pranuar kërkesën e mazhorancës sipas së cilës kërkohej papajtueshmëria e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja.
Deputeti i PS-së Ilir Beqja akuzohet nga PD-ja, për përfitime tenderash gjatë kohës që ka qënë i veshur me mandatin e deputetit. Në kërkesën e deputetëve demokratë drejtuar Kushtetueses theksohej se deputeti Beqja ka përfituar në datën 9 dhjetor të vitit 2009 nga Bashkia Durrës 24 milion e 240 mijë lekë të reja.
Ndërkohë sipas kodit zgjedhor Ilir Beqja nuk do të jetë më deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe ai do të zëvendësohet automatikisht nga deputeti pasardhës në listë që është Paulina Hoxha e cila është petagoge në universitetin "Luigj Gurakuqi".