Tabaku e Panariti nderojne deshmoret
Nenkryetaret e Bashkise se Tiranes Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti nderuan deshmoret e Atdheut te rene per clirimin e Tiranes ne perkujtim te 67-vjetorit te kesaj ngjarje. Dy nenkryetaret e bashkise kreret e Keshillit Bashkiak perfaqesues te Prefektures se Tiranes Keshillit te Qarkut kryetaret e njesive bashkiake dhe te Shoqatave te Veteraneve te Luftes vendosen kurora prane Monumentit Nene Shqiperi. Te pranishem ne ceremonine e nderimit te Deshmoreve nen tingujt e Bandes se Qytetit ishin edhe drejtuesit e Njesive Bashkiake. I pyetur nga media per arsyen e ceremonise tek memoriali Nene Shqiperi nenkryetari i Bashkise u shpreh se eshte nje zgjedhje e natyrshme. Une mendoj se eshte nje zgjedhje e natyrshme pasi luftetaret e Rezistences qe u sakrifikuan per clirimin e qytetit i takojne deshmoreve te Shqiperise. Ata prehen prane deshmoreve te tjere dhe kjo dite e clirimit te qytetit eshte ne kujtim e ne respekt te tyre dhe eshte e natyrshme qe edhe homazhet te behen prane Varrezave te Deshmoreve - u shpreh Panariti.