Fakulteti i Histori-filologjisë bojkoton mësimin në fundjavë

Fakulteti i Histori-Filologjisë do të bojkotojë mësimin në fundjavë. Vendimi është marrë nga këshilli i fakultetit në shenjë proteste ndaj ministrisë së financave e cila sipas këtij këshilli nuk u ka paguar petagogëve orët shtesë në fundjavë.
Kështu në sjaë të këtij vendimi do të pezullohet mësimi për studentët të cilët vazhdojnë studimet part-time si dhe doktoratura.
Sipas udhëzimit të ministrisë së arsimit, personeli akademik që angazhohet me udhëheqje teze doktorature dhe oponencë teze doktorate konsiderohen ngarkesë jashtë ngarkesës mësimore vjetore dhe do të paguhet për orët shtesë.