E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajo i ndërron meshkujt dhe na hiqet si e ndershme

Nominimet e rreme që kanë vënë përballë Eldorën më Joanën, kanë krijuar gjatë kësaj jave një klimë tensioni mes vajzave. Joana, e cila ndihet e rrezikuar përballë Eldorës, përpiqet ta luftojë te një pikë ku dhe publiku shqiptar mund të jetë pak më i ndjeshëm, siç është ana morale.

Ajo nuk ka lënë rast pa folur para apo edhe pas shpinës së saj, mbi faktin se Eldora është hipokrite dhe hiqet kot si e ndershme. “Eldora na përmend X5 dhe karkalecat në drekat në plazh dhe këtej thotë që nuk ka njeri”, – ka deklaruar ajo në dhomën e rrëfimit. Më pas, me djemtë ajo është shprehur se Eldora nuk është si ajo që të paktën rri vetëm me një mashkull, por ajo aplikon lidhjet e hapura,transmeton panorama.

Edhe fakti që ka fjetur me Shpendin tregon, sipas Joanës, që ajo nuk është ashtu siç duket. Joana nuk ka lënë rast pa hedhur vrer mbi Eldorën, duke luajtur sipas saj kartën e fundit që njerëzit të votojnë atë për të dalë dhe jo Joanën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›