E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajo ishte puthja jonë e parë (FOTO)

Share

Marinsi homoseksual, fotoja e të cilit është bërë hit në internet, ka zbuluar se ajo ishte puthja e parë e çiftit.

Brandon Morgan nga Kalifornia tha se miqësia e tij katërvjeçar me Dalan Wells ishte kthyer në një dashuri ndërkohë që ai ishte në shërbim në Afganistan.

Morgan thotë: Nuk mund të flisja, edhe tani mezi flas, duart e tij dridheshin, mua më dridheshin këmbët, puthja jonë e parë pasi e zbuluam realisht se çfarë ndjenim për njëri- tjetrin.

Fotoja e tyre ka bërë xhiron e botës dhe tani Morgan thotë se njerëzit i pyesin: A jeni ju ata homoseksualët e famshëm?.

Natyrisht ka pasur edhe shumë komente negative. Morgan thotë se dikush i telefonoi nënës së tij dhe i tha se ia doli që të rriste kaq keq një fëmijë.

Pavarësisht se ata janë një çift i ndrojtur, tani janë kthyer në një model për komunitetin homoseksual.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›