Ajo qe duan socialistet
Nga Ulqini, Sabri Halili
Prej ditesh jam duke menduar qe te shkruaj dicka per situaten politike ne Shqiperi, por shpesh me pengonte ajo se ndoshta po arrihet ndonje marreveshje, por me shume me pengonte ajo thenia shqiptarce "c'me duhet mua"? Me ne fund e vendosa: Do te shkruaj qe c'ke me te, sepse ne fund te fundit, shqiptar jam dhe me dhemb kur shoh dhe degjoj dicka te keqe per Shqiperine dhe shqiptaret e mi. Pastaj me mundonte ajo se nga t'ia nisi? U mendova gjate dhe vendosa t'ia nis nga intervista e z. Pandeli Majko ne Klan. Une personalisht nga z. Majko kam pritur me shume, sepse e kam vleresuar si politikan me vizion dhe qe ia do te miren Shqiperise dhe shqiptareve. Ne intervisten e tij te Fevziu ne Tv Klan u binda se e kam pasur gabim. Nje grup i socialisteve ku bente pjese edhe z. Majko duan qe Shqiperia te qeveriset pa ligje, kushtetute dhe ashtu sic duan ata, Z. Majko dhe te tjere qe mendojne si ai. Shqiptaret kur shkojne ne perendim i respektojne ligjet si te gjithe qytetaret e tjere, madje jane nder me te disiplinuarit. Pse ore zoterinj nuk ju konvenon t'i respektoni ligjet dhe kushtetuten ne Shqiperi? Si mundeni t'i thoni dikujt qe te anashkalohet akti me i larte juridik i nje vendi, kushtetuta? Kam pershtypjen se juve zoterinj ju konvenon kaosi dhe permes kaosit doni te merrni pushtetin, ate qe nuk ua dhane qytetaret. Edhe dicka z. Majko dhe ju te tjeret qe mendoni dhe veproni si Majko: Protestat tuaja, kriza politike qe ju e keni krijuar artificialisht i pengon proceset integruese te Shqiperise. Ju e dini kete, por beheni sikur nuk e dini. Kete e dine edhe te gjithe shqiptaret. Mos mendoni se shqiptaret jane naiv dhe nuk e marrin vesh nje gje te tille? Kete e di edhe qeveria! Jam i bindur per kete, sepse sinjalet vijne nga te gjitha anet. Cdo kush e di se ceshtja e vizave eshte teknike, por perseri cdo kush e di se per liberalizimin e vizave ndikon situata politike dhe mos u mundoni as ju as qeveria te mashtroni popullin me perrallat se nuk ka ndikim. Gjithashtu mund te them se argumentet tuaja se jeni per liberalizimin e vizave dhe per integrime nuk jane aspak bindese per faktin se nje deputete e juaja (PS) ka deklaruar se shqiptareve nuk duhet t'u liberalizohen vizat. Sipas kesaj deputete, por edhe sipas sjelljes suaj fitohet pershtypja se me cdo kusht e doni pushtetin ne tavoline dhe me nje Shqiperi te izoluar si ne kohen e "XHAXHIT", sepse vetem ne kete menyre ju mund te sundoni Shqiperine. Pervec kesaj, fitohet pershtypja se disa nga socialistet e Shqiperise kane lidhje te forta me lobin serb, sepse disa here me radhe jeni duke krijuar kriza ne momente shume te rendesishme per Kosoven. Kjo e fundit vjen para vendimit te Gjykates Nderkombetare per Krime te Luftes ne Hage lidhur me pavaresine e Kosoves, perkatesisht mendimit te kesaj Gjykate. Zoterinj, kjo cfare jeni duke bere nuk eshte aspak e moralshme. Ju jeni duke ua cunguar shqiptareve te drejten e levizjes se lire. Duke degjuar shume debate te politikaneve, por edhe te "analisteve" fitohet pershtypja se ne Shqiperi ekziston nje klase politike destruktive e cila nuk deshiron te respektoje as ligje, as kushtetute e as humanizem e rekomandime te nderkombetareve, sepse e duan Shqiperine te izoluar. Madje nje pjese te mire te politikaneve dhe analisteve u mungon kultura e komunikimit. Eshte perseritur me qindra here se kur dy pale nuk mund te merren vesh per dicka, atehere eshte gjykata ajo qe e zgjidhe mosmarreveshjen. Ne pergjithesi zgjidhje jashte institucionale nuk ka e as nuk mund te kete. Nuk deshiroj ta zgjas, por dua te them edhe dicka. Ju te nderuar socialiste, nuk e keni edhe gjithaq me kryeministrin Berisha. Me shume e keni inatin me Ilir Meten qe i ka bere Berishes shumicen dhe ju keni mbetur ne opozite, gje me te cilen nuk mund te pajtoheni. Me lidhjen e koalicionit PD - LSI shpresat tuaja per bashkeqeverisje u fundosen, e me fundosjen e tyre ju u percaktuat per protesta gje qe nuk u nderon fare. Sjellja juaj eshte qesharake, por me qesharake eshte sjellja e aleateve tuaj, e atyre qe nuk kane hyre fare ne Parlament. Nuk dua te merrem fare me ta sepse nuk e meritojne vemendjen time e as te shqiptareve. Ka pasur apo jo vjedhje te votave nuk e di e as qe dua ta di, por e di nje gje qe kur behet shpallja zyrtare e rezultateve dhe kur pranohen nga palet, atehere perfundon cdo gje. Qe nuk ka pasur vjedhje nuk e besoj, por qe vjedhje ka pasur nga te dyja palet kete e besoj. Pak rendesi ka kush ka vjedhur me shume, pra nuk eshte se ka vjedhur vetem Berisha sic thone socialistet. Nuk mund te kene te drejte vetem socialistet dhe zgjidhja te behet vetem sic thone ata. Nese heret a vone shkohet ne tryezen e bisedimeve nuk mund te kete zgjidhje pa leshuar pe te dyja palet, sepse nese uleni ne tryeze me sloganin "Hap kutite ose largohu" te jeni te sigurt se nuk do te kete zgjidhje. Nuk kam degjuar ndonje here qe zgjidhje mund te jene zgjedhjet e parakohshme (tash vone, po), sepse sipas te gjitha gjasave nuk i deshironi. Pastaj, kur e keni hartuar Kodin zgjedhor (bashke me PD), pse nuk angazhoheni perseri te beni ne Parlament nje kod te ri zgjedhor ndryshe nga ky i tashmi, i cili do te shmangte manipulimet ne te ardhmen? Pse? Pse? Pse? Pse po e demtoni Shqiperine, imazhin e saj ne bote? Pse po i demtoni shqiptaret? Pse po e demtoni Kosoven, shqiptaret ne Maqedoni, neve ne Mal te Zi? Pse po e mbani peng Shqiperine dhe shqiptaret? Kthehuni kah e ardhmja!
Po e perfundoj kete shkrim me dy citate: Kjo nuk e ndihmon aspak dhe nuk eshte ajo qe pritej nga vendi qe po perparon ne njefare menyre ne marredheniet me Bashkimin Evropian", shprehet komisioneri i BE-se per Zgjerimin, Stefan Fyle dhe sekretari spanjoll i Shtetit, Diego Lopez Garrido i cili shtoi: "Une duhet te respektoj te gjitha sjelljet dhe vendimet personale por mesazhi im ndaj njerezve ne Shqiperi dhe te gjithe spektrit politik do te ishte se rruga ne te cilen Shqiperia mund te zgjidhe problemet eshte Evropa, integrimi i tyre ne familjen evropiane dhe ne Bashkimin Evropian. Perspektiva evropiane per Shqiperine eshte rruga e vertete per te zgjidhur problemet. Per kete arsye perseris se nje demokraci funksionale, nje parlament qe punon sic duhet, eshte menyra me e mire per te deshmuar pjekurine politike dhe pjekurine demokratike te Shqiperise".