Vadafone Albania mundeson hapjen e nje azili ditor ne Berat
Te moshuarit e qytetit te Beratit, te cilet kane mundesi te pakta ekonomike, tashme mund te kalojne diten ne nje qender te hapur posacerisht per ta nga Fondacioni Vodafone Albania. Kjo qender ditore do t'ju vije ne ndihme moshave te treta ne nevoje, respektivisht 50 te moshuar me te ardhura ekonomike te pakta dhe pa mbeshtetje, do te mund te kalojne diten ne kete qender ditore. Ne kete qender do te ofrohet falas ushqim, kujdes shendetesor, informacione si dhe mundesi te ndryshme per shfrytezimin e kohes se lire. Kjo qender eshte nje prej kater qendrave qe do te hapen me mbeshtetjen e Fondacionit Vodafone Albania, edhe ne tri zonat e tjera, perkatesisht ne Has, Diber dhe Gramsh. Pervec te pranishmeve te shumte dhe perfituesve, ne ceremonine e inaugurimit merrnin pjese edhe kryetari i bashkise se Beratit, Z. Fadil Nasufi, drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, Z. Albi Greva dhe sekretari i Pergjithshem i Kryqit te Kuq Shqiptar, Z. Zamir Muca. Nderkohe ne te njejten dite ky fondacion ka garantuar kryerjen e analizave falas per femijet talasemike dhe te afermit e tyre. Fondacioni Vodafone Albania eshte duke financuar kete projekt i cili mundeson kryerjen e analizave per pacientet talasemike dhe te afermit e tyre, me qellim qe individet te informohen mbi situaten e shendetit te tyre dhe mbi kete te marrin vendime te shendetshme per te ardhmen e familjeve te tyre. Projekti u cilesua i nje rendesie te madhe edhe per faktin se krijon vemendje e njohje publike mbi talasemine, duke ndihmuar edhe ne rritjen e numrit te dhuruesve te gjakut.
Aktivitetet
Te dy keto aktivitete u organizuan ne kuadrin e dy ngjarjeve te vecanta, qe i perkasin dates 8 Maj, respektivisht Dites Nderkombetare te Kryqit te Kuq si dhe Dites Boterore te Talasemise.