E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i shet ish-Hotel Dajtin Bankes se Shqiperise me vleren 30 milione euro

Qeveria shqiptare, me vendimin e dites se djeshme i ka shitur Bankes se Shqiperise "Ish-Hotel Dajtin" me vleren e 30 milione eurove. Keshtu, ne mbeshtetje te Kushtetutes dhe ligjit "Per pronat e paluajtshme te shtetit", te ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Keshilli i Ministrave, qeveria ka vendosur ne mbledhjen e djeshme shitjen e prones shteterore, "Ish-Hotel Dajti", me adrese bulevardi "Deshmoret e Kombit", Tirane, sipas planvendosjes qe i bashkelidhet ketij vendimi, Bankes se Shqiperise. Sipas ketij vendimi, shitja e kesaj prone Bankes se Shqiperise te behet sipas dispozitave te Kodit Civil, nderkohe qe cmimi i shitjes te jete 30 milione) euro. Nje cmim me te vertete i larte duke pare dhe shkallen e larte te amortizimit qe ka ky hotel, i cili ka vite qe nuk perdoret dhe qe nuk ka qene ne nivelet e larta te mirembajtjes. Nderkohe qe me vendimin e djeshme te qeverise eshte vepruar dhe konform ligjit per ruajtjen e monumenteve dhe muzeumeve, teksa eshte diskuar se perdorimi i prones duhet te jete vetem per qellime admininistrative dhe per cdo funksion tjeter, ne sherbim te ketij qellimi, i cili nuk demton vleren monumentale te prones. Nderkohe qe Keshilli i Ministrave te kete, ne cdo rast, te drejten e parablerjes se prones, objekt i ketij vendimi, ne rast shitjeje nga Banka e Shqiperise. Ngarkohet Ministria e Financave per zbatimin e ketij vendimi. Nderkohe qe vendimi i viti 2006 i Keshillit te Ministrave, "Per mbylljen e veprimtarise ekonomiko-financiare, te ndermarrjes shteterore "Hotel Dajti" dhe ndryshimin e pergjegjesise se administrimit te nderteses se hotelit" sipas vendimit te djeshme te qeverise eshte shfuqizuar. Me kete vendim ka marre fund dhe qendrimi jashte funksionit te nje prej hoteleve me te famshme te Shqiperise, i cili ka pritur dhe percjelle vizitoret me te rendesishem ne kohen e diktatures.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›