Ajo që ngelet nga Susan Sontag
Fat i çuditshëm ai i shkrimtares Susan Sontag. E famshme për romanet e saj, e adhuruar në Evropë më shumë se në Amerikë për feminilitetin e saj, Sontag arriti që për gjithë jetën ta mbajë nën "hije" homoseksualitetin e saj, ashtu si jetën private. Pas vdekjes së saj në dhjetor të 2004-ës, në moshën 71-vjeçare, velloja që e mbulonte këtë mister më në fund u hoq. Fillimisht gjithçka u mor vesh kur fotografja Annie Leibovitz, që për shumë vite kishte qenë "shoqe" e Sontag. Ajo publikoi disa foto të ditëve të fundit të jetës së saj. Kohët e fundit ishte dhe djali i Sontag, shkrimtari David Rieff, që duke hequr çdo rezervim tregoi në librin "Swimming in a seaof death" ("Të notosh në detin e vdekjes") 9 muajt e sëmundjes së të ëmës. Është një libër që flet për dhimbjen dhe për mënyrën se si ajo i ndryshon njerëzit. Gjithçka nisi në mars të vitit 2004, kur e ëma zbuloi se vuante nga një formë e rëndë e leucemisë, pasi kishte fituar edhe dy beteja të tjera me kancerin, fillimisht në gji e pastaj në mitër. Pas kësaj filloi edhe reagimi i saj prej intelektualeje, që u rebelua me vdekjen, bëri dhe një transplant palce, duke dhënë shpirt pa u pajtuar me fatin e saj. Ajo që e kishte bërë ndershmërinë intelektuale dhe të vërtetën si rregullin e jetës, i kërkoi djalit dhe gjithë atyre që e rrethonin, përfshi edhe mjekëve, që ta ndihmonin të mbijetonte. Në fund, në faqet më prekëse të librit, djali i largon të gjithë nga dhoma, i heq këmishën e natës të ëmës së vdekur dhe përshkruan trupin e mbuluar nga plagët. "Është një libër plot me pyetje", thotë David Rieff, 55 vjeç, që jeton në Nju Jork.
Përse keni dashur të tregoni sëmundjen e nënës suaj?
Nëse nuk do të kisha mundur të bëja një bisedë me nënën time, për t‘i thënë lamtumirë, nuk do ta kisha shkruar. Është një shprehje që Simone de Beauvoir ka përdorur për librin mbi Sartrin: "La ceremonie des adieux". Ky libër është ceremonia ime e lamtumirës për të.
Nëna juaj nuk ishte e interesuar për cilësinë e jetës, por donte vetëm të ishte gjallë. Çfarë mendoni për këtë zgjedhje?
Secili prej nesh ka të drejtë të vendosë për vdekjen. Nuk mund t‘ia thuash askujt, as nënës, si duhet të vdesësh. Sipas statistikave, e dija që ajo nuk kishte mundësi të mëdha për të mbijetuar, madje edhe që mund të vuante shumë. E kishte "mundur" kancerin dy herë të tjera, por ishte 71 vjeçe dhe ajo lloj leucemie nuk mund t‘i jepte asnjë shpresë. Me vete thosha se ajo ishte zgjedhja e saj, që duhej ta respektoja. Libri tregon gjithë pasojat e asaj zgjedhjeje.
Ajo ju kërkoi që të mos gënjenit. Por ju shkruani se ajo nuk
donte ta dinte të vërtetën. Si mund të jeni i sigurt?
Më kërkonte konfirmime të vazhdueshme. Më bënte shpesh pyetje të tipit: "Mendoj se jam më e re se mosha ime biologjike, apo jo"? Më formulonte pyetje në mënyrë që unë ta ndihmoja.
Ishte e bindur se mund t‘ia dilte mbanë?
Pas transplantit, kur mjekët i thanë se leucemia ishte përhapur gjithandej, u befasua shumë. Atëherë nisi të bërtiste: "Kjo do të thotë që jam duke vdekur"? Pas tij, për tre muaj nuk ishte ngritur nga krevati dhe në ato momente po përjetonte vuajtje të tmerrshme.
Nuk ia thatë të vërtetën, për të ndihmuar atë ose veten?
T‘u them të vërtetën ishte edhe një mënyrë për të qenë më pak i përfshirë. Megjithatë besoj se qe ajo që në një farë mënyre më kërkoi të fshihja të vërtetën. Para transplantit, duke parë vendimin që kishte marrë, t‘i thosha se statistikat nuk flisnin në favor të saj, ishte një mizori, ndërsa pas tij ishte shumë vonë.
Ju keni përshkruar me shumë vërtetësi dhe detaje gjendjen fizike të nënës suaj në momentet e fundit. Ju çlironte ky fakt?
Jo, sepse mua nuk më pëlqejë tregimet tipike të kulturës amerikane. Ishte e vështirë ta shkruaja këtë libër. Kam menduar shpesh që të hiqja dorë. E shtyva për shumë kohë pjesën ku më duhej të përshkruaja shndërrimin fizik të nënës sime. Në fund e kuptova se duhej ta bëja, sepse përndryshe nuk do të kishte qenë një libër i "ndershëm".
Çfarë do të thotë fjala ndershmëri në këtë rast?
Si mund të isha i sinqertë pa treguar lidhjen me time më dhe jetën e saj private? Atëherë fiksova një mendim: do të thosha të vërtetën për gjithçka që kishte ndodhur në kohën e sëmundjes, por asgjë më tepër. Kështu i dedikova një frazë Annie Leibovitz dhe një tjetër raportit të saj të vështirë me nënën time. Nuk mund të evitoja të flisja për trupin e saj. Ky imi është një libër për trupin, dhe në fund më duhej të përballesha me argumentin.
Ju nuk doni të flisni për fotot e Annie Leibovitz, por mund të na tregoni reagimin e nënës suaj?
Kur Annie nisi të shkrepte ato foto, që më vonë i publikoi në një libër, ishte e ndërgjegjshme, por nuk e dinte se çfarë po i ndodhte. Fotoja e parë u shkrep kur leucemia i ishte përsëritur. Ajo ishte në barelë, ndërsa po e çonin drejt aeroportit për ta kthyer në shtëpi. Fotoja e fundit është bërë ditën e funeralit.
Cili ishte reagimi juaj?
Unë isha dhe jam i tmerruar. Mendoj se ka qenë diçka që nuk duhej bërë kurrë.
Nuk mund ta kundërshtonit?
Po ju them diçka që nuk do të mund t‘ia kisha thënë asnjë gazetari. Pjesërisht jam edhe unë përgjegjës për ato foto. Kur Annie vendosi të hynte në dhomën e funeralit për të bërë ato foto, unë ia dhashë lejen. Nëna ime dhe Annie kishin pasur një lidhje komplekse, ishin ndarë dhe bashkuar shumë herë dhe unë mendova se ishte e drejta e saj për të bërë disa foto. Ajo është artiste dhe shpesh artistët e shprehin dhimbjen përmes artit. Edhe pse me të nuk kisha raporte të mira, nuk kundërshtova. Nëse do ta dija se ajo do t‘i botonte ato imazhe, do të isha sjellë ndryshe.
Ju besoni se dikush që vdes ka ende detyrime ndaj të tjerëve?
Jo, nuk mendoj se nëna ime i detyrohej njeriu. Çdokush ka të drejtë të vdesë si të dojë, me bujari dhe egoizëm. Por kjo nuk do të thotë se nuk do paguash asnjë çmim. Një nga çmimet që m‘u desh të paguaja, ishte të shkruaja këtë libër.
Libri ishte një mënyrë për t‘i thënë nënës suaj gjërat që nuk mundët t‘ia thoshit kur ishte gjallë?
Në një farë mënyre, po. Në atë situatë nuk mund t‘u thuash sa shumë i do njerëzve që do me të vërtetë, sepse është njëlloj sikur po u thua se po vdesin. Ka plot gjëra që do të doja t‘ia kisha kërkuar nënës sime dhe të tjera për të cilat do më kishte pëlqyer të diskutoja. Edhe pse vuajti për nëntë muaj rresht, nga pikëpamja e raportit tim me të për mua ishte njëlloj sikur vdiq në ndonjë aksident ajror.
Nëna juaj nuk e pranoi kurrë vdekjen...
U largua nga kjo botë duke luftuar kundër vdekjes. Por në fund nuk vuajti shumë, as psikologjikisht, as fizikisht. Të paktën sipas mjekëve. Në një farë mënyre trupi venitet, shuhet. Por ajo nuk e pranoi kurrë. Libri im është historia e një njeriu për të cilin të vdesësh është njëlloj si të të kenë vrarë.
Përse vendosët ta varrosnit në varrezën e Montaparnass-es në Paris?
Në fakt ajo kishte kërkuar vetëm që në ceremoninë e saj të varrimit të luhej ndonjë pjesë e Bethovenit. Por kjo i përkiste një fantazie të vjetër të saj, të cilën e kisha lexuar edhe në ditarët e saj të adoleshencës. Kështu që më takonte mua të vendosja. Pastaj, ndryshe nga ato të Nju Jorkut, varrezat e Montaparnass-es janë shumë të bukura dhe Parisi ishte shtëpia e saj e dytë.
Ju po kujdeseni edhe për publikimin e ditarëve të nënës suaj. Çfarë keni zbuluar?
I pari flet për personalitetin e saj. I takon viteve 1946, deri në 1964, domethënë nga adoleshenca e deri në nisjen e suksesit në Nju Jork, kur ishte 30 vjeçe. Duket si historia e një njeriu që vjen nga provinca dhe lufton me gjithë shpirt për t‘u bërë dikush në botën e artit. Është vërtet befasuese se si ka arritur ta mbajë të fshehur jetën e saj private. Nuk ka mohuar asgjë, por kurrë nuk i ka pëlqyer të jetë në qendër të vëmendjes për këtë. Mendoj se për prirjet e saj seksuale ka folur përciptazi vetëm në një profil të publikuar nga "New Yorker" dhjetë vjet para vdekjes. Në pjesën e parë të ditarit përshkruan edhe dëshirat e saj seksuale.
Në disa momente në libër ju shkruani se do të donit të vdisnit në vend të saj. Përse kjo ndjenjë e çuditshme?
Ajo e donte jetën, e jetonte atë në çdo sekondë. Donte të shkonte kudo, në restorante, komedi, kinema, ndaj më vinte keq ta shihja që po largohej.