Meta - Berishës: je pjesë e krimit, shkarko Sefgjinin
Kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar shkarkimin për të disatën herë të drejtorit të tatimeve, Arben Sefgjini, aktualisht në proces gjyqësor për zhdukjen e biznesit shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha. Duke akuzuar kryeministrin për implikim në ngjarje, Meta është shprehur se është e patolershume që Sefgjini vazhdon të mbetet në detyrë pavarësisht akuzave. I pyetur nga media në lidhje me referndumin popullor të iniciuar nga LSI, Meta është shprehur se brenda javës së ardhshme do të depozitohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që më pas do të fillojë edhe procesi i mbledhjes së deklaratave noteriale.
Nga ana tjetër, Meta ka hedhur poshtë akuzat kundër tij në emër të kryeministrit në një nga mediat shqiptare." në rast se gjeni fakte, me çoni në prokurori- ka thënë Meta në lidhje me akuzat e kryeministrit për afera korruptive.