Kujdes nga telefonat celulare gjate shtatzanise!
Gratë që përdorin telefona celularë
gjatë shtatzënisë janë shumë herë më
të predispozuara për të sjellë në jetë
fëmijë që kanë probleme me sjelljen, sipas
asaj ka treguar që një studim i fundit. Një studim
gjigand, ku u vëzhguan
më shumë se 13
mijë fëmijë, zbuloi se
përdorimi i telefonit celular
për dy ose tre orë në
ditë ishte kohë më se e
mjaftueshme për të rritur
rrezikun që fëmijët e tyre
të kishin probleme dhe të
zhvillonin hipoaktivitet,
vështirësi me sjelljen,
emocione në kohën kur
ata arrinin moshën e shkollës.
Për më tepët, shkencëtarët
shtojnë se
këto probleme janë akoma
më të mëdha nëse
edhe vetë fëmijët përdorin
telefona celularë
para se të mbushin shtatë
vjeç. Rezultatet e
studimit, i pari i llojit të
vet, përfshiu shkencëtarët
më të mirë që në
fund sollën përfundime
vërtet befasuese. Por ata
ndoqën paralajmërimet
kundër grave shtatzëna
dhe fëmijëve që përdornin
telefona celularë, të
dhëna këto nga zyrtarët
rusë të shëndetit publik, të cilët besonin se
rreziku që ata kanë "nuk është më i vogël se
rreziku që shkakton në shëndetin e fëmijëve
duhani dhe alkooli".
Studimi
Kërkimi i bërë në universitetet e Kalifornisë,
Los Anxhelosit dhe Aarhusit në Danimarkë,
mendohet se do të publikohet në qershor
në gazetën "Epidemiology" dhe do të
përmbajë detaje vërtet të rëndësishme, sepse
një nga autorët e saj ka qenë
skeptik për sa i përket faktit
se telefonat celularë përbëjnë
rrezik për shëndetin
e njerëzve. Profesori i
"UCLA"-s, Leeka Kheifets,
që punon në komitetin e
"International Commission
on Non-Ionizing Radiation
Protection", qendra që
merret me hartimin e direktivave
për dëmet që mund
të shkaktojë përdorimi i
telefonave celularë, shkroi
tre vjet e gjysmë më parë se
rezultatet e studimeve mbi
njerëzit që i përdorin "nuk
kanë dhënë ndonjë evidencë
të vazhdueshme për
një lidhje mes ekspozimit
prej valëve të tij dhe efekteve
anësore që kanë në
shëndetin e njerëzve". Në
fakt, shkencëtarët pyetën
nënat e 13159 fëmijëve të lindur në Danimarkë
në fillim të viteve 1990 rreth përdorimit të
telefonave të tyre gjatë shtatzënisë, dhe rreth
zakoneve dhe sjelljeve të fëmijëve të tyre deri
në moshën shtatëvjeçare. Mes atyre që kishin
lindur para se telefonat celularë të bëheshin
universalë - rreth gjysma e nënave i kishin
përdoruar ata shumë rrallë ose aspak - mund
të bëheshin edhe krahasime.
Ata gjetën se nënat që i kishin përdorur
aparatet celularë ishin 54 për qind më shumë
të predispozuara për ta pasur fëmijën me
probleme në sjellje dhe kjo mundësi rritej me
ekspozimin e madh ndaj rrezatimit. Po ashtu,
kur edhe vetë fëmijët i kishin përdorur këta
telefona, ishin 80 për qind më të prirur për të
vuajtur nga vështirësitë me sjelljen. Ata ishin
25 për qind më të rrezikuar nga problemet
emocionale, 34 për qind nga problemet që lidheshin
me shokët e tyre, 35 për qind për t‘u
bërë pasivë dhe 49 për qind për probleme me
sjelljen. Shkencëtarët treguan se rezultatet
ishin të papritshme, ndaj ata mësuan gjithashtu
se ato nuk shkaktoheshin nga asnjë mekanizëm
biologjik. Kur ata u përpoqën t‘i
shpjegonin, duke marrë në konsideratë edhe
shkaqe të tjera të mundshme - si duhani gjatë
shtatzënisë, histori familjare të lidhura me ato
psikiatrike, apo statutin social-ekonomik - ata
arritën në përfundimin se lidhja mes këtyre
sëmundjeve dhe përdorimit të aparateve celularë
ishte më e fortë. Ata shtuan se mund të
kishte shpjegime të tjera që ata nuk i
ekzaminuan, si për shembull, nënat që përdornin
telefonin shumë shpesh mund të tregonin
më pak kujdes për fëmijët, dhe theksuan
se rezultatet "duhet të interpretohen me
kujdes" dhe mbështetur nga studime të tjera.
Por, ata arrijnë në përfundimin se "nëse ato
janë të vërteta, ata do të kenë më shumë implikime
në shëndetin publik". Profesor Sam
Milham, një ndër më të mirët e
"School of Medicine" në Nju Jork dhe në
"University of Uashington School of Public
Health", një nga "pionierët" e kërkimit në këtë
fushë, tha javën e kaluar se nuk ka asnjë dyshim
për vërtetësinë e rezultateve. Ai tregon
se studimet e fundit në Kanada mbi minjtë e
ekspozuar ndaj rrezatimeve të njëjta me ato të
celularit kanë treguar se ka pasur ndryshime
strukturore në trurin e "fëmijëve" të ardhshëm.
Komiteti kombëtar rus për mbrojtjen
ndaj rrezatimeve paralajmëron
se përdorimi i telefonave
nga gratë shtatzëna
dhe fëmijët duhet të
kufizohet në maksimum.
Ai arrin në përfundimin se
fëmijët që flasin me aparat
celular mund të vuajnë
në të ardhme nga problemet
me kujtesën, rënien
e vëmendjes, problemet
me të mësuarit dhe aftësitë
konjektive, patologji
që më vonë mund
të çojnë drejt zhvillimit të
depresionit si pasojë e
dëmtimit të strukturës së
trurit.
Studime të tjera
Studimet për lidhjen
midis përdoruesve të rregullt
të telefonave celularë
dhe sëmundjeve treguan
se rreziku më i madh ishte
për t‘u prekur nga një tumor
në kokë, mundësi që
rritet në mënyrë të ndjeshme
pas dhjetë vjetësh,
pavarësisht "garancive" që
japin kompanitë e prodhimit,
se ata nuk e dëmtojnë shëndetin.
Të përdorësh një telefon celular për më
shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të
ndjeshme rrezikun për t‘u prekur nga tumori
në kokë, tregojnë studimet më të fundit të bëra
në këtë fushë. Këto studime, që kundërshtojnë
hapur deklaratat zyrtare të kompanive
që i prodhojnë, se telefonat celularë nuk
ndikojnë te shëndeti, treguan se njerëzit që
kanë përdorur telefona celularë për më shumë
se një dekadë janë dyfish më të prirur për të
zhvilluar një tumor në kokë,
në anën nga e cila ata kanë
mbajtur më shumë aparatin
celular. Shkencëtarët që u
morën me këtë studim arritën
në përfundimin se përdorimi
i telefonit për një orë
në ditë është më se i mjaftueshëm
për të rritur rrezikun,
ndërsa standardet
ndërkombëtare të përdorura
deri më tani për të mbrojtur
përdoruesit nga rrezatimet
nuk janë të sakta e duhen
rishikuar patjetër. Pas
një sërë studimesh të hollësishme,
ata kërkuan të tregonin
se "duhet të jemi të
kujdesshëm dhe të përdorim
në mënyrë të limituar
telefonat celularë, por mbi të
gjitha duhet të bindim fëmijët
që të heqin dorë nga ideja
për të pasur një të tillë".