Shtyhet votimi për projektligjin për festat zyrtare
Kuvendi i Kosovës ka shtyrë votimin për projektligjin për festat zyrtare për një seancë të radhës, ditën e premte. Kuvendi ka marrë vendimin që t'i jap më shumë kohë një komisioni ad-hock që ta plotësojë projektligjin i cili ka shkaktuar një numër reagimesh.
Deputetët e Kuvendit kanë kërkuar që në Projektligji për festat zyrtare të përfshihen edhe 12 qershori, dita e hyrjes së forcave të NATO-s e që shënohet si ditë e Çlirimit të Kosovës, Dita e të rënëve dhe 28 Nëntori, dita e pavarësisë së Shqipërisë që në Kosovë kremtohet si festë e Flamurit kombëtar shqiptar.
Mospërfshirja e Festës së Flamurit në kalendarin shtetëtor, ka ngjallur reagime të shumta në mesin edhe të qytetarëve të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar një numër projekligjesh që dalin nga propozimi i ish-presidentit Ahtisaari, por projektligjin për festat do ta duhet ta riformulojë deri të premten.