E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita mbështeti e para heqjen e imunitetit

Partia më e madhe e opozitës është në mbështetje të Prokurorisë së Përgjithshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes së Gërdecit. Kjo është konfirmuar nga nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Një ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Braçe tha se PS-ja është e gatshme të mbështesë çdo kërkesë që vjen në Parlament nga organi i akuzës, për hetimet e mëtejshme lidhur me çështjen e Gërdecit. "Grupi parlamentar i PS-së është i gatshëm të mbështesë luftën kundër krimit të organizuar apo korrupsionit, pavarësisht emrave apo personave të implikuar në to, të cilët do të jenë objekt hetimi nga institucionet e larta të drejtësisë", tha ai. Në të njëjtën kohë, Braçe kërkoi që hetimet të vijojnë edhe më gjerë, duke mos u pozicionuar vetëm te një individ. Partia Socialiste është shprehur e gatshme që ta mbështesë, për sa kohë që nisma të tilla i shërbejnë luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisht emrave që janë në tavolinë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›