E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajri i Tiranes i ndotur dyfish mbi normat

Tirana e rrezikshme per shendetin e qytetareve. ISHP thirrje per kufizimin e makinave ne shesh

Ajri ne qender te Tiranes jo vetem qe rezulton 2.5 here i ndotur mbi normat e BE-se por sipas matjeve te fundit te kryera nga specialistet e ISHP-se kjo zone mbart 7.5 shkallen e rrezikut per shendetin e banoreve. Vleresim i marre nga OBSH-ja ku mesohet se shkalla e pare ka vlerat me te mira dhe shkalla 10 me te keqijat. Aktualisht Tirana i tejkalon keto norma ndersa kryeqytetet e tjera evropiane jane ne masen 3-4 te kesaj rrezikshmerie. Agron Deliu kimist toksikolog ne Laboratorin e Monitorimit te Cilesise se Ajrit ne Institutin e Shendetit Publik shpjegon se shkaqet per nivelin e larte te ndotjes vecanerisht ne kete zone lidhen me trafikun e renduar dhe punimet ne sheshin Skenderbej.

Matjet

Matjet e ajrit ne Tirane kryhen nga Instituti i Shendetit Publik permes dy aparaturave te vendosura njera ne polikliniken e specialiteteve nr. 3 ne Tirane dhe tjera ne ISHP. Dje ne oren 1250 specialisti Deliu hap lidhjen e internetit dhe online paraqet tabelen me vlerat e gazrave toksike ne njeren prej ketyre pikave pikerisht ne polikliniken qendrore. Keshtu dje ne mesdite aparatura qe gjendet tek 9-kateshet shenonte se dioksidi i azotit ishte 2.5 here mbi vlerat e lejuara nga normat e BE-se grimcat e ashpra dhe te imeta e tejkalonin 3 here normen e BE-se. Specialisti arsyeton se shkaku i kesaj ndotjeje eshte trafiku i renduar dhe levizja me shpejtesi te ulte te makinave si dhe punimet ne shesh. Dihet qe me uljen e shpejtesise se qarkullimit te makinave rritet sasia e shkarkimeve te ndotesve ne ajer - thote Deliu.

Qendra e Tiranes

Problem shqetesues per specialistet e Institutit te Shendetit Publik eshte kohezgjatja e punimeve ne shesh nga Bashkia e Tiranes. Per kete ata i kerkojne bashkise bashkepunimin me organet e tjera. Madje ne te ardhmen ata sugjerojne kufizimin e levizjes per disa lloje automjetesh.

Niveli i larte i ndotjes ne kete zone eshte pasqyruar edhe ne nje studim te bere nga ISHP-ja. Keshtu gazeta zbulon disa pjese te tij. Studimi eshte kryer gjate periudhes maj 2010ndashjanar2011. Nga te dhenat e derivuara nga studimi rezulton se qendra e Tiranes eshte zone me rrezikshmeri te larte per shendetin.

Ne nje zone ku sipas nje shkalle te Organizates Boterore te Shendetesise ndahet ne 10 njesi ku shkalla e pare eshte me e mira dhe shkalla e 10 eshte me e keqja. Qendra e kryeqytetit rezulton te jete ne shkallen 7.5 te rrezikshmerise per shendetin e banoreve per shkak te cilesise se ajrit. Nderkohe qe dihet se kryeqytete te tjera evropiane jane ne masen 3-4 te kesaj rrezikshmerie.

OBSH

Organizata Boterore e Shendetesise ne vitin 2007 ka dhene vleresimin e vet qe duhet te kete nje numer vdekjesh qe i atribuohen nivelit te ndotjes se ajrit. Sipas OBSH-se ky numer duhet te varioje nga 150-200 persona ne vit per vendet evropiane. Nga mesatarja e jetegjatesise per efekt te ndotjes se ajrit llogaritet 7-8 muaj me pak jete. Ndersa ne Tirane sipas OBSH-se ka ulje te jetegjatesise nga 18-24 muaj jete. Shkak per kete jane grimcat 2-3 here me te larta makinat dhe rruget e papastra. Makinat jane me te rrezikshme per shkak te cilesise se karburanteve dhe motoreve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›