E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me gjithe koncesionet protestat vazhdojne

Ne Egjipt edhe dje diten e 14-te kane vazhduar protestat kunder Presidentit Hosni Mubarak me gjithe oferten per koncesione te qeverise. Protestat ne kryeqytetin e Egjiptit vazhduan pasi mijera demonstrues gjate nates kishin qendruar ne kampin e ngritur ne sheshin qendror Tahrir ne Kajro. Disa nga demonstruesit e mbyllen qasjen ne nje ndertese administrative duke shkaktuar frustrim te banoret qe perpiqeshin per nxjerrjen e pasaportave dhe certifikatave te lindjes.

Disa protestues te tjere ishin ulur ne rrugen e tankeve te ushtrise qe e rrethojne sheshin duke e parandaluar ushtrine nga largimi ne menyre qe aktivistet te mos mbesin te pambrojtur nga banditet proqeveritare.

Numri i protestuesve eshte zvogeluar prej se e kishte arritur nivelin e larte prej qindra mijera njerezve javen e kaluar qe kerkonin largimin e Presidentit Hosni Mubarak i cili ne pushtet ne Egjipt eshte 30 vjetet e fundit.

Por me gjithe renien e numrit te protestuesve atmosfera mbetet ne nivel ndersa ata kane refuzuar nje numer te koncesioneve nga negociatoret e qeverise. Protestuesit po ashtu kane thene se ata nuk do te terhiqen derisa Mubaraku te largohet nga posti i Presidentit.

Aleati kryesor i Mubarakut dhe pasardhesi potencial zevendespresidenti Omar Sulejman te dielen eshte perpjekur ti zbuse protestuesit duke i ftuar disa grupe opozitare perfshire edhe Vellazerine Myslimane qe ne Egjipt eshte e ndaluar me ligj per te marre pjese ne bisedimet per reformat demokratike.

Nje zedhenes i qeverise tha se palet jane pajtuar ta formojne nje komitet i cili do ti propozoje nje varg te reformave kushtetuese dhe legjislative.

Negociatoret po ashtu jane pajtuar per hapjen e nje zyre per ankesa lidhur me trajtimin e te burgosurve politike dhe per ti zbutur kufizimet e mediave. Por ish-shefi i sherbimit te Inteligjences ne Egjipt Omar Sulejman ka deshtuar te thote se ai do te pajtohej ta marre postin e Presidentit ne vend te Mubarakut 82-vjecar.

Largimi i Presidentit eshte kerkesa kryesore e opozites per te ndihmuar ne hapjen e rruges per tranzicion politik. Lideret perendimore duket se kane treguar pak mbeshtetje per Mubarakun qysh se filluan protestat ndersa disa i kane bere thirrje te hapur atij qe te paraqese doreheqje.

Uashingtoni qe i jep Egjiptit ndihme ne shume prej 1.5 miliarde dollare ne vit dhe qe per nje kohe te gjate e ka konsideruar Mubarakun si aleat kryesor per strategjine amerikane ne Lindjen e Mesme ka dhene shenja se Mubaraku do te duhej te terhiqej kur i kalon mandati ne muajin shtator por jo me heret.

Ne nje interviste per rrjetin televiziv Fox News ne Shtetet e Bashkuara Presidenti Barak Obama tha se Egjipti ka ndryshuar pergjithmone si rezultat i protestave masive qe kishin shperthyer para dy javesh.

Egjipti nuk do te kthehet prapa ku ishte. Populli i Egjiptit deshiron liri ata deshirojne zgjedhje te lira dhe korrekte ata deshirojne qeveri perfaqesuese ata deshirojne qeveri pergjegjese - tha Barak Obama. Disa vezhgues perendimore jane te shqetesuar se grupet opozitare nuk do te kene kohe te mjaftueshme per pergatitje per zgjedhje nese Mubaraku terhiqet se shpejti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›