E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianeve u ka ardhur ne maje te hundes me Berlusconin

E gjithe bota i ka syte keto dite nga Egjipti por ka edhe nje vend ne Evrope Italia qytetaret e te cilit jane teper te irrituar me njeriun qe i udheheq. Kryeministri italian Silvio Berlusconi duket te jete politikisht dhe moralisht imun kundrejt cdo sulmi. Tashme opozita e Berlusconit e majta intelektualet sindikatat po perpiqen te vene ne veprim presionin e rruges dhe forcen e fjales. Ne front te pare eshte shkrimtari me ne ze i Italise Umberto Eco. Une kam ardhur ketu me shume skepticizem. Kjo sepse kam pershtypjen se ne mund te bertasim sa te duam por Berlusconi nuk do te jape doreheqjen.

Umberto Eco ndodhet ne nje salle te madhe ne Milano perpara mijera veteve pas tij nje fjali nje urdher i shkurter Jep doreheqjen eshte shkruar ne mur pas poltronit. Per te gjithe eshte e qarte se kujt i drejtohet ajo Kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Prej javesh po zhvillon hetime prokuroria milaneze kunder tij. Ai dyshohet te jete i implikuar ne prostitucion me te mitura dhe ka keqperdorur postin e tij kur kerkonte qe nje e re nje e njohura e tij shume e re te lirohej nga policia qe e kishte ndaluar. Kete e bente me nje genjeshter qe ne aktualitetin e sotem eshte teper delikate. Vajza thuhej te ishte mbesa e Presidentit egjiptian Hosni Mubarak.

Ne menduam qe kryeministrin tone e lidh me Mubarakun mbesa e tij. Por e verteta eshte qe ai nuk do te jape doreheqjen. Umberto Eco nuk deshiron dhe nuk mund te heshte. Ai duhet te flase per te shpetuar nderin e Italise. Jashte vendit atij i behet gjithnje pyetja se pse italianet nuk ndermarrin asgje kunder Berlusconit. Kjo pyetje e nxeh shkrimtarin dhe kritikun e Berlusconit. Kjo sepse ketu ka gazeta qe cdo dite kritikojne politiken dhe sjelljen e shefit te qeverise. Ketu ka shkrimtare qe shkruajne libra te tere mbi kete teme. Por kete ata jashte vendit nuk e dine. Sytjena qe bien ne toke ngjallin me shume vemendje se sa artikuj te tille.

Nje nga kritikuesit me te ashper te Berlusconit ne Itali eshte autori antimafia Roberto Saviano qe eshte bere i njohur boterisht me librin e tij Gomorra ku ben publike bemat e Camorras. Ate e akuzon pikerisht Berlusconi se ka njollosur figuren e Italise jashte vendit. Sot e dine te gjithe se kush del hapur me kritika kunder qeverise do tacutei duhet te perballet me shantazhe heqje te drejtash dhe sharje.

Jo vetem ne Milano por edhe ne shume qytete te tjera kane dale ne fundjave njerezit ne rruge. Shpesh jane grate ato qe demonstrojne kunder Berlusconit dhe per dinjitetin e tyre. Italia nuk eshte bordello - i drejtohen ato atij si kunderpergjigje ndaj festave te nates te organizuara prej tij ne vilen e vet milaneze Arcore. Por nuk eshte vetem dobesi e Berlusconit qe e ka paralizuar vendin. Eumlshte dobesia e politikes ne teresi thote ne menyre autokritike filozofi dhe ish-kryebashkiaku i Venecias Massimo Cacciari Une nuk dua te fiksohem tek ceshtja Villa Arcore dhe te tjera si kjo. Kjo nuk eshte arsyeja per bllokaden e Italise. Arsyeja jane te dyja polet e politikes njeres i mungon aftesia te qeverise dhe tjetres te beje opozite. Te dyja jane ne krize. Silvio Berlusconi nuk ngacmohet nga kjo. Kur e pyesin per protestat ne vend ai pergjigjet Une kam nje lekure te trashe.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›