“Akademia”, Kushtetuesja rrëzon PS
• Gjykata Kushtetuese rrëzon një nga dy kërkesat e PS-së "Për ligjin e Akademisë së Shkencave". Kërkesa e një grupi të deputetëve për pezullimin e ligjit "Për Akademinë e Shkencave".
Një e pesta e deputetëve kërkojnë në të njëjtën kohë përveç përcaktimit si antikushtetues të këtij ligji, kërkojnë dhe pezullimin e këtij ligji deri në momentin e marrjes së vendimit në mënyrë përfundimtare të gjykatës supreme në vend. Përfaqësuesit e qeverisë kërkuan që të mos pezullohet Komiteti i Reformimit të Akademisë së Shkencave, pasi është i vetmi institucion që po funksion. Kjo kërkesë është pranuar nga vetë ankuesit, duke lënë që gjykata të bëjë shqyrtimin nëse duhet të shfuqizohet ligji apo jo. Përfaqësuesit e qeverisë janë shprehur se, nëse do të ndodhte shkrirja e KRASH, një gjë e tillë Akademia e Shkencave do të ishte inekzistente dhe do të humbitnin të gjitha marrëdhëniet e vendosura me akademitë homologe jashtë vendit. Sipas avokatit të deputeteve, ligji i ri cenon lirinë akademike, diskriminon anëtarët e Akademisë dhe cenon autonominë e këtij institucioni, prandaj dhe duhet të shfuqizohet.