Sondazhi, presidenti nga populli
• Shumica e qytetarëve mendojnë se, presidenti i ardhshëm i vendit duhet të zgjidhet nga populli.
Në një sondazh të Zyrës për Mbrojtjen e qytetarëve vihet re se, shumica e qytetarëve të pyetur në pesë qytete kërkojnë të pyeten ata për presidentin, ndërkohë që çështjen e tjera për të cilat kërkohet mendimi i tyre janë reforma në drejtësi dhe sistemi zgjedhor. Qytetarët mendojnë se ngjarja më e rëndësishme e 12 muajve të fundit është pikërisht marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, ndërkohë që pas saj renditen reformat, zgjedhja e presidentit, marrëveshjet me vendet e BE-së. 61% e të pyeturve mendojnë nuk janë dakord me mënyrën se si po kryhen reformat. "Shqiptarët nuk e ndjejnë veten të përfshirë në procesin e diskutimit dhe vendimmarrjes mbi reformat nga ku rrjedh edhe përfundimi tjetër, se ata nuk besojnë se këto reforma do të kenë jetëgjatësi dhe se ato bëhen me qëllim konsolidimin e shtetit ligjor. Rënia e besimit dhe përfaqësimit të klasës politike ul legjitimitetin e procesit të reformave dhe kjo del qartë nga rënia e dukshme gatishmërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve janë kthyer në numra, duke humbur personalitetin dhe rolin e tyre për të çuar zërin e publikut dhe nevojat e tyre në vendim-marrje", thuhet në komunikatën e ZMQ-së.