Akademia e Arteve: Alqi Lepuri: Autorë të rinj shqiptarë, në Stinën Koncertore të Pranverës

Sezoni koncertor vjen me vepra të autorëve të njohur shqiptarë dhe të huaj
Sezon i Stinës Koncertore të Pranverës në Akademinë e Arteve do të sjellë koncerte me vepra të ndryshme të autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Ashtu si edhe në sezonet e tjera edhe këtë herë sitna koncertore do të jetë e mbushur me veprimtari muzikore, ku nuk do të mungojnë dhe risitë. Drejtori organizativ i kësaj stine, Alqi Lepuri, Artist i Merituar, njëkohësisht dhe Shef i Katedrës së Dirixhimit, në Akademinë e Arteve tregon se kjo stinë, e cila ka filluar që në datën 10 mars shërben mbi të gjitha që nxënësit të mësohen me skenën dhe të kenë mundësi të shfaqin vlerat e tyre artistike, në një audiencë më të madhe. Sipas tij në këtë mënyrë do të evidentohen më të mirët mes talenteve të reja të arteve në fushën e muzikës, dhe njëherësh kryeqyteti do të ketë një aktivitet më tepër në axhendën e zhvillimeve kulturore të tij. Stina Koncertore e Pranverës, ashtu si të gjitha të tjerat është e mbushur me aktivitete të larmishme artistike. Konkretisht realizohen koncerte të ndryshme e të rregullta javore, por ka edhe raste që të tilla janë të pranishme për publikun edhe dy herë në javë. Janë të përfshirë pedagogë, profesorë e studentë nga të gjitha vitet e Akademisë së Arteve. Pjesëmarrja e tyre është shumë evidente edhe kësaj here. Mund të them se ka profesorë, titullarë, që përveç drejtimit të studentëve luajnë solo, recitale, duo e kështu me radhë. Është një grup i tërë pune që merret me organizimin e këtij aktiviteti. Unë jam i interesuar për ta koordinuar këtë aktivitet, ku janë prezent me punën e tyre të gjithë shefat e katedrave. Këta të fundit janë të lidhur direkt me atë çka bëhet, me zgjedhjen e përgatitjen e pjesëve dhe programeve. Pra ajo që dua të them është se gjithçka është e organizuar në sajë të një piramide pedagogjike dhe akademike. Pra, asgjë nuk vjen në skenë rastësisht, pohon prof. i asc. Alqi Lepuri. Si profesor por dhe njeri i artit ai tregon dhe për ritmin që do të sjellin këto koncerte dhe sipas tij: Sezoni u hap me Big band, pra me tinguj zhazi dhe jo me ato klasikë. Pra, nuk do të ketë vetëm tinguj klasikë, por ne kemi kultivuar të gjitha zhanret, të gjitha gjinitë dhe gjatë gjithë këtij sezoni në vazhdim do të ketë muzikë të gjitha llojeve, pra që nga muzika moderne e deri tek ajo klasike, përfshi këtu autorë të huaj e shqiptarë. Më tej ai tregon se aktivitetet e stinës koncertore nuk i përkasin vetëm programeve të shkollës, por ato synojnë një përhapje edhe më gjerë. Ka aktivitete, të cilat janë të lidhura ngushtë me programet dhe ecurinë e shkollës ashtu ka njëkohësisht edhe programe jashtëshkollore. Të gjitha këto aktivitete që organizohen dhe që mbajnë e emrin e stinës koncertore janë në edukimin e përgjithshëm të studentëve. Sidomos e rëndësishme është evidentimi dhe stimulimi i talenteve të reja e mbi të gjitha kjo nënkupton nxjerrjen dhe pjesëmarrjen energjike të tyre në skenë, pasi kjo është ajo gjë e cila i çon ata drejt gjetjes së rrugës të jetës së tyre artistike, tregon prof. Alqi Lepuri. I pyetur për vendin që do të zënë autorët shqiptarë në këtë stinë ai tregon se ata janë pjesë e rëndësishme e kësaj stine koncertore dhe sipas tij janë përzgjedhur vepra të njohura nga autorët shqiptarë. Veprat e autorëve shqiptarë janë gjithmonë pikësynimi kryesor dhe në të gjitha koncertet që bëhen ato patjetër që janë prezent, përfshi këtu pjesë instrumentale, koncerte, arie. Gjithashtu në këtë drejtim do të përmendja tre mbrëmje muzikore që janë me pjesë të autorëve të rinj shqiptarë. Njëra është pjesë e miniaturave, ku janë studentë të rinj, tjetra është me pjesë të muzikës së dhomës dhe e fundit është nata simfonike , tregon ndër të tjera prof. Alqi Lepuri. Më tej ai tregon se gjatë kësaj stine koncertore do të ketë dhe një opera, ajo e Xhani Skiki, për të cilën ashtu si për çdo aktivitet është duke u punuar. Kjo stinë koncertore e mbyll aktivitetin e saj në datën 15 qershor dhe profesori i arteve shton se gjithashtu do të bëhen edhe tre diploma të studentëve dhe sipas tij ky sezon koncertor ka një aktivitet të ngjeshur, ku përfshihen shumë personalitete artistikë, profesorë si dhe studentë të gjitha viteve. Por surprizat nuk kanë mbaruar për këtë stinë koncertore. Ashtu si edhe sezonin kaluar edhe këtë herë do të ketë aktivitete kushtuar një prej emrave më të njohur të artit botëror, Mendelsonit . Këtë sezon do të jetë edhe mbrëmja koncertore kushtuar Mendelsonit, e cila është menduar të realizohet në muajin maj. Është një koncert i cili vjen në kuadër të vitit që mban emrin e këtij kompozitori të madh, pra ashtu sikurse vitin e kaluar, që mbante emrin e Hajdenin e u organizuan një sërë aktivitetesh, ashtu edhe këtë vit do të bëhen disa koncerte, ku do të luhet Ëndrra e një nate vere si dhe koncerti me piano i Mendelsonit, përfundon prof. Alqi Lepuri. Stina Koncertore e Pranverës nuk organizohet për herë të parë në Akademinë e Arteve, pasi ajo është zhvilluar dhe në sezone të tjera. Nisja e kësaj stine është shpallur në muajin mars dhe do të zgjasë deri më 25 qershor të këtij viti, por qëllimi i këtij organizimi është i shumëfishtë. Kështu do të materializohet dhe do të bëhet publike dija që artistët e rinj nxënë në këtë shkollë, e veç të tjerash, do të nxitet konkurrenca mes tyre. Në këtë mënyrë do të evidentohen më të mirët mes talenteve të reja, e njëherësh kryeqyteti do të ketë një aktivitet më tepër në axhendën e zhvillimeve kulturore të tij.
Last Updated on Thursday, 02 April 2009 11:11