E Diel, 1 Nëntor 2026

Te shtunen, aktivitete kulturore dhe sportive me moton Shqiperia ne NATO

Tiranë, 2 prill, 11:15, NOA – Dita e shtunë do të jetë e organizuar në mënyrë speciale nga ana e institucioneve shtetërore me rastin e festimeve për anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Për këtë arsye, bëhet e ditur se në kryeqytet do të ndërmerren një sërë aktivitetesh me natyrë kulturore, por edhe sportive, që të gjitha nën moton “Shqipëria në NATO”.

Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA mbi festimet e 4 prillit,

nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nga ora 10:00 deri në 12:00, në sheshin “Nënë Tereza” dhe në kodrat e Liqenit Artificial do të zhvillohen aktivitete kulturore artistike si dhe krosi masiv  i Forcave të Armatosura.

Ndërkaq, bëhet e ditur se nga ora 10:00 deri në 11:00, do të zhvillohet një koncert nga ansambli i Qendrës Kulturore të Forcave të Aramtosura, ndërsa në orarin 11:00-12:00 do të zhvillohet një kros masiv me nisje nga sheshi “Nënë Tereza”, i cili do të ketë një itenerar përgjatë kodrave të Liqenit dhe mbërritje në sheshin “Nënë Tereza”.

Në orën 12:00 do të ndahen edhe çmimet për fituesit në sheshin “Nënë Tereza”.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›