Bashkia e Tiranës vazhdon të mashtrojë qytetarët me ngritjen e taksave

Qytetarët paguajnë paaftësinë e Ramës për të qeverisur Tiranën
Taksa shërbimi apo tarifa, kjo është çështja. Kjo dilemë hamletiane i shkon për shtat Bashkisë së Tiranës e cila vazhdon pa pikë turpi të manipulojë realitetin e taksimit të qytetarëve. Në vendimet e Këshillit Bashkiak në mënyrë taksative në vendimet e Këshillit Bashkiak shkruhet tekstualisht, Taksa e Përkohshme e Gjelbërimit dhe kjo taksë nga viti 2007 deri në vitin 2009 është rritur me 100 përqind. Ndërkohë që kjo taksë është dyfishuar për bizneset e vogla nga viti 2007 në vitin 2009. Nëse në vitin 2007 një biznes i vogël paguante 4000 lekë të reja taksë gjelbërimi, në vitin 2009 ky biznes paguan plot 10 mijë lekë në vit. Pra këtu ne kemi një ngritje takse në nivelin e 150 përqind. Ndërkohë përsa i përket fjalë taksë që nënkryetarja e Bashkisë pretendon se është tarifë, dhe të tilla sipas saj janë vetëm dy, mund të themi se bashkia e Tiranës ka dhjetëra taksa të ndryshme nga ato që pretendon zonja në fjalë. Kemi taksën mbi tokën, taksën mbi ndërtesën, taksën për tabelën etj. ndërkohë që përsa i përket tarifave zonja në fjalë mund ta ketë revolucionarizuar si term fjalën taksë por edhe tarifat e pastrimit janë rritur në mënyrë marramendëse nga viti 2007 në vitin 2009. Nëse bashkia e Tiranës rrit një tarifë duhet të argumentojë mbi çbaza kostoje rritet. Në fakt tarifat e pastrimit në Tiranë janë rritur sipas dëshirave të kryetarit Rama. ky i fundit e ka kthyer në një biznes mafioz këtë shërbim duke ju dhuruar pastrimin e qytetit vetëm firmave që dëshiron kryebashkiaku. Rasti më skandaloz është ai i vitit të kaluar ku Tirana qëndroi thuajse tre muaj në mes të plehrave për arsye se u prishën pazaret e firmave të pastrimit me kryebashkiakun. Pavarësisht aferave tradicionale të Edi Ramës me paratë e qytetarëve, fakti qëndron që edhe taksa e pastrimit e cila është shndërruar në tarifë është rritur me 100 deri në 150 përqind për qytetarët dhe biznesin.
A gënjen kryebashkiaku i Tiranës?
Pavarësisht fakteve të paraqitura nga gazeta SOT kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama vijon të gënjejë në mënyrë të paskrupullt qytetarët, se nuk i ka rritur taksat. Ditën e djeshme, gazeta SOT publikoi dyfishimin e taksave vendore në kryeqytet, gjatë 3 viteve të fundit. Bëhet fjalë për taksën e gjelbërimit dhe atë të pastrimit, të cilat Rama nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka rritur nga viti 2007-2010. Por edhe pas fakteve të publikuara nga gazeta SOT, kryebashkiaku kryesocialist, vazhdon të mashtrojë pa pikë turpi, si personalisht ashtu edhe nëpërmjet nëpunësve të tij, se xhepat e qytetarëve nuk janë rënduar nga taksat e tij. Është vetëm një kryetar bashkie, dhe ka sjellë rrënim tek qytetarët e Tiranës, të cilët gjatë gjithë vitit paguajnë lloj-lloj taksash, me tarifa gjithnjë e më të larta, vetëm e vetëm për të mbushur xhepat e tij. Ky fakt parashikon më së miri se çfarë do të ndodhte me ekonominë e vendit dhe fatin e shqiptarëve, nëse ai do të ishte kryeministër, ashtu siç pretendon të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryebashkiaku i Tiranës, duke ndjerë se problemi i rritjes së taksave në qytetin e Tiranës mund ti kthehet në bumerang para fushatës elektorale, nëpërmjet konferencave të tij për mediat kërkon të mashtrojë shqiptarët për taksat. Ai deklaron se ka rritur tarifat e shërbimeve dhe jo taksat, pasi këto shërbime nevojiten për qytetarët. Por faktet flasin se ai vazhdon të jetë mashtruesi më i madh që mund të jetë parë në politikën shqiptare. Motoja e Ramës Gënje se nuk e kontrollon kush, mesa duket është bërë mënyrë jetese për të. Çfarëdolloj akuze që ngrihet me fakte ndaj tij, ai nuk heziton ti përgënjeshtrojë si të pavërteta. Vetëm pak ditë më parë gënjeu shqiptarët për fotot e tij nudo, të cilat gazeta SOT ia ka vërtetuar se nuk janë bërë në vitin 1992, por në vitin 2003. Edhe gjatë dy ditëve të fundit, ai ka vazhduar të injorojë faktin që jo vetëm i ka ngritur taksat për qytetarët e Tiranës, por madje i ka dyfishuar ato. Bashkia e Tiranës vjel taksë gjelbërimi nga qytetarët e thjeshtë për vitin 2009, 400 lekë të reja nga 200 lekë që vilte në 2007 duke e ngritur për dy vjet 100 për qind këtë taksë. Gjithashtu bashkia e Tiranës vjel nga qytetarët e saj për taksën e pastrimit 4500 lekë të rinj për vitin 2009, nga 2100 lekë që vilte në vitin 2007, duke e ngritur këtë taksë në nivelin e 115 përqindëve në krahasim me dy vjet më parë. Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës për vitin 2010 ka parashikuar edhe një ngritje prej 25 deri në 30 për qind të taksave të sipërpërmendura. Ndërkaq, e njëjta rritje drastike e taksave është bërë edhe për biznesin e vogël, të madh dhe atë VIP, taksa që masakrojnë dhe dëmtojnë rëndë zhvillimin e biznesit. Kryebashkiaku i Tiranës, i etur për të përfituar sa më shumë para nga tenderët dhe nga investimet, ka rënduar me rritje taksash në mënyrë drastike qytetarët e Tiranës, dhe jo vetëm.
***********************************************************************
Taksa e automjeteve të Ramës e shndërron kryeqytetin në qytet-shtet
Tirana qytet brenda shtetit, si Athina në shekullin e X- VII Para Krishtit. Këtë të kujton qeverisja e Ramës si kryebashkiak. Gjithçka ndodhet në Tiranë, përfshirë këtu rrugë, lulishte, objekte apo edhe hapësira të lira, Rama i konsideron pronë të tij. Mendësia e tij djallëzore shkon deri aty sa që çdokush që hyn në kryeqytet, duhet të taksohet. Prej 1 viti, të gjitha mjetet e transportit që hyjnë në Tiranë, duhet të paguajnë taksën për mirëmbajtjen e rrugëve qytetase. Kështu, autoveturat 8+1, automjetet për transportin e përzier, autobusët e rretheve, kamionët, tërheqësit, automjetet për transport të veçantë autotrenat, gjysmërimorkiatorët, autokampet, makinat ngarkim-transporti, sa herë që hyjnë në qytetin e Tiranës në 4 korridoret hyrëse, Rruga e Durrësit, Rruga e Elbasanit, Kombinati dhe Dajti duhet të paguajnë taksën prej 100 lekë të rinj, për bashkinë e kryesuar nga Rama.
**************************************************************************
Berisha- Ramës: Taksa për hyrjen në Tiranë, një regjim i pashpallur vizash
Debati për taksat në bashkinë e Tiranës këtë radhë është transferuar në mbledhjen e qeverisë. Ka qenë kryeministri Berisha, ai që ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut Rama, që sipas tij po e kthen Tiranën në një regjim vizash me aplikimin e taksës për mjetet që hyjnë në kryeqytet. Kryeministri Berisha u shpreh kundër propozimit të bashkisë së Tiranës për vendosjen e një takse për hyrjen në Tiranë, duke e konsideruar atë një ide feudale dhe të pamenduar. Ideja e taksës për hyrjen në Tiranë është ide më feudale se feudalizmi. Kjo ide është një lloj regjimi vize, i pashpallur. Nuk e di, se ku e ka gjetur kryetari i bashkisë këtë ide, por është e pabesueshme. Në konceptim e vërtetë, aksionerë në kryeqytetin e vendit janë të gjithë qytetarët shqiptarë. Është jashtë çdo imagjinate që targat e kamionëve, mikrobusëve, autobusëve të tatohen me 1 mijë lekë për çdo hyrje në kryeqytete. Kjo, absolutisht, nuk mund të ndodhë. Kjo ka ndodhur në kohën e principatave. Ne kemi hequr edhe 1 euro- n që kishim vendosur për të hyrë në Shqipëri dhe ta vendosësh taksë për të hyrë në kryeqytet është tmerrësisht e pamenduar, ka theksuar kryeministri. Kryeministri gjithashtu bëri një lidhje mes ish-projektit të mbikalimit tek kryqëzimi i Zogut të Zi në Tiranë dhe taksës për automjete. Duke shprehur kundërshtitë për atë që e quajti goditje ndaj biznesit të vogël, Berisha deklaroi se qeveria nuk do ta lejojë prekjen e barrës fiskale për to. Prandaj, e donte kryetari i bashkisë edhe mbikalimin-bunker në Zogun e Zi. Ndaj, nuk do të lejohet të ndërtohet asnjë lloj barriere. Nuk dua ti ndërhyj në kompetenca, por në Tiranë janë aksionerë jo vetëm 3.4 milion shqiptarë, por është aksionerë mbarë kombi shqiptar. Kjo çështje, duhet të diskutohet me kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe në rast se ka nevojë për fonde mbi bazë projektesh, qeveria rrit fondin. Këtë, ne e bëjmë për çdo qeveri vendore, është shprehur kreu i qeverisë, i cili duke vënë theksin tek rritja e granteve për pushtetin vendor, premtoi se në mandatin e dytë qeve