E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Puto sjell librin "Shqipëria politike 1912-1939"

Akademiku dhe profesori i shquar shqiptar Arben Puto, në ambjentet e Akademisë së Shkencave prezantoi dhe librin e tij studimor "Shqipëria politike 1912-1939". Në aktivitetin e organizuar mernin pjesë jo vetëm akademikë të lartë, por dhe përfaqësues të jetës politike në vend dhe asaj publicistike. Akademikut i është dashur një punë e gjatë për të nxjerr një vëllim të plotë dhe të saktë. Faktet janë reale dhe juanë të dokumentuara, sipas të gjitha kërkimeve dhe arkivave që akademiku Puto ka bërë jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë kufijve shqiptar. Vepra është një studim i saktë dhe që sjell fakte ineteresante dhe hedhin dritë mbi shumë ngjarje që sipas autorit janë të pavërtetëta. Libri vjen i botuar dhe mban firmën e shtëpisë botuese Toena. Një libër me fakte të reja, që përmes penës së Arben Putos sjellin një pikëpamje ndryshe të shumë ngjarjeve historike në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›