“Pushteti” i Bylysit
Trupa e teatrit Bylis të Fierit përcolli të enjten paradite në skenën e teatrit "Skampa" dramën e një mjeku në rrethanat e juntës argjentinase, që i privuar nga pamundësia e një fëmije për vite me radhë, mpiks dashurinë ndaj një vajze të braktisur nga babai i saj, pas vdekjes së gruas që e solli atë në jetë. Monodrama "Pushteti", vënë në skenë nga regjisori Adonis Filipi, ishte shfaqja e radhës në ditën e gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar Teatror "Skampa 2008". Në një skenë të mbushur me lule aktori Klajdi Marku përcjell për 45 minuta dramën e mjekut që humbi vajzën e adoptuar, Adrianën, kur ajo ishte adoleshente, pasi në këtë moshë ajo gjeti babanë e saj biologjik. Adriana, roli i së cilës interpretohet nga Doriana Çaushi, shfaqet në skenë, por ajo kurrë nuk flet.
Mjeku vazhdon të jetojë veç me kujtime. Pa shpresë vazhdon e rrëfen, duke lëvizur në çdo skaj të banesës së shkretë dhe të heshtur. Ai tregon për bashkëshorten e tij, Ana Maria, e cila ka rënë në kllapi çmendurie dhe është ngujuar në dhomën e saj, për shkak të humbjes së Adrianës.
Në mbrëmjen e natës së gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar Teatror "Skampa 2008" do të interpretojë Trupa e Teatrit të Barit, Itali, me shfaqjen "Leksioni i Pianos" me regjisor Karlo Bruni. Edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove do të ulë siparin nesër me Teatrin “Migjeni” të Shkodrës me pjesën "Putargat e thata", shkruar dhe vënë në skenë nga Stefan Çapaliku. Në këtë festival marrin pjesë 11 trupa, 6 të huaja dhe 5 shqiptare.