Ekstazia e “Nobelit”, Le Clezio
“Autori i aventurave poetike dhe i ekstazive sensuale, eksplorues i racës njerëzore dhe zotërues i kulturave” - me këtë vlerësim 69-vjeçarit Jean-Marie Gustave Le Clezio i është prishur dje “qetësia”, duke e larguar nga leximi intensiv ku ishte përfshirë, i është dhënë çmimi “Nobel” për 2008-n. Është mbyllur kështu debati më i madh i hapur ndonjëherë rreth “Nobelit” mes dy kontinenteve, Amerikës dhe Evropës, me kurorëzimin e çmimit mbi njeriun nomad, që udhëton në të gjithë botën, që shënoi suksesin e parë me romanin “Procesverbali” dhe “Shkretëtira”
Ekstazia e “Nobelit”, Le Clezio
Mes debateve kundër shkrimtarëve amerikanë, Akademia Suedeze dje i ka dhënë çmimin “Nobel në Letërsi” për vitin 2008, shkrimtarit francez Jean- Marie Gustave Le Clezio, një romancier, autor për fëmijë dhe eseist i vlerësuar nga kritika franceze. Komiteti i çmimit “Nobel” e përshkroi 68-vjeçarin si “autor të kërkimeve të reja, aventurave poetike dhe ekstazive sensuale, eksplorues i racës njerëzore dhe zotërues i kulturave”.
“Jam shumë i prekur, i mallëngjyer. Ky është një nder i madh për mua”, - tha dje për një radio suedeze shkrimtari Le Clezio. Ai tërhoqi vëmendjen me romanin e tij të parë, "Procesverbali" në vitin 1963. Por suksesi i tij i parë, i madh, mbërriti me librin "Shkretëtira" në vitin 1980. Akademia suedeze tha se libri "përmban imazhe të mrekullueshme të një kulture të humbur në shkretëtirën e afrikano-veriore".
Çmimi, i fituar vitin që shkoi nga autorja britanike, Doris Lessing, ka vlerën e 1.43 milion dollarëve. Le Clezio lëvizi me familjen e tij për në Nigeri, kur ishte djalë i ri, dy vite përpara kthimit në Nice. Ai ka jetuar në të gjithë botën, duke përfshirë Francën, Meksikën, Panamanë, Anglinë etj. "Kultura perëndimore ka ardhur tepër e ngjeshur", - ka treguar ai në një revistë franceze në vitin 2001. "Këto vende kanë një forcë të madhe shprehjeje, duke ndikuar në përmirësimin e formave të tjera të shprehjeve si: fetarinë dhe vetëdijen, për shembull. Mungesa e të qenit human është errësuar nën emrin e racionalizmit. Kjo është padituria ime e asaj që më ka shtyrë mua drejt kulturave të tjera", - tha dje Le Clezio. Vulosja përfundimtare e dhënies së çmimit ka qenë depërtimi me romanin “Shkretëtira”, botuar në 1980, për të cilin ai ka marrë edhe një çmim nga Akademia Franceze. Librat e tij përmbajnë ide madhështore të një kulture të humbur në shkretëtirën e Afrikës së Jugut, kontrast i dhënë me një pikturim të Evropës që duket përmes syve të emigrantëve të padëshiruar.
Karakteristika kryesore, punëtori mysafir algjerian, Lalla, është e kundërta e utopisë për shëmtinë dhe brutalitetin e shoqërisë evropiane.
Gjatë së njëjtës periudhë, Le Clezio publikoi koleksionin e eseve meditative "L’extase materielle" (1967), "Mydriase" (1973) dhe "Hai" (1971), e fundit shfaqte influencat nga kultura indiane. Të qëndruarit gjatë në Meksikë dhe në Amerikë në periudhat 1970 deri 1974, ishin vendimtare dhe domethënëse për punët e tij, dhe ai la qytetin e madh në kërkim të realitetit të ri shpirtëror në kontakt me indianët...
"Le cercheur d’or" (1985; "The Prospector", 1993) përmbajnë materiale nga Oqeani Indian, që janë në një farë mënyre histori të aventurave shpirtërore. Në vitet e mëvonshme tërheqja e autorit për të ëndërruar për parajsën e kësaj bote është shfaqur në librat si "Ourania" (2005) dje "Raga: approche du continent invisible" (2006)... Librat e Le Clezios kanë ardhur duke u rritur në drejtim të eksplorimit të botës së fëmijërisë dhe historisë së familjes së tij. Ky përmirësim filloi me "Onitsha" (1991; "Onitsha" 1997), duke vazhduar me shumë sinqeritet në librat "La quarantaine" (1995) duke mbërritur tek kulmi i tij në romanet "Revolutions" (2003) dhe "L’Africain" (2004). Disa nga librat e tij mund të jenë të vështirë për t’u gjetur në Amerikë në anglisht, megjithëse "The Mexican Dream: Or, The Interrupted Thought of Amerindian Civilizations", që imagjinonte Meksikën pa kolonizatorë evropianë, ishte publikuar nga Universiteti i “Chikago Press”, në 1993.
Ai ishte 14 vjeç kur fitoi i pari shkrimtar francez çmimin “Nobel”, në vitin 1901.
Përpara këtij, shkrimtarët francezë që kanë marrë “Nobel” janë Jean-Paul Sartre, Albert Kamy dhe Andre Gide. Sipas website të çmimit “Nobel”, të parit shkrimtar që i është dhënë “Nobeli” ka qenë francezi Sully Prudhomme.
Dita e dhënies së çmimit është shoqëruar sërish nga debatet mbi letërsinë nga sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze, Horace Engdahl, duke u shprehur se shkrimtarët amerikanë ishin shumë pak të ndikueshëm nga kultura popullore amerikane aq sa për t’iu dhënë ky çmim.
Shkrimtari i fundit që ka fituar “Nobelin” ishte Toni Morrison, në vitin 1993. Pas një serie komentesh nga kritikët amerikanë, sekretari Engdahle, me tone të zbutura në vërejtjen e tij për shkrimtarët amerikanë, tha se çmimi “nuk është në kontekstin e nacionaliteteve, por një vlerësim individual për autorët”.
Ndërsa në një konferencë në Stokholm, dje, Engdahle tha për shkrimtarin Le Clezio se “librat e tij kanë karakter kozmopolitan. Është një francez, që udhëton kaq shumë, një qytetar i botës, një nomad”.
“Njeri shumë i shëtitur, admirues i Stevenson dhe i Conrad është një autor kult që prej shumë kohësh në Francë, gjë që dëshmon shtimin e kërkesave për librat e tij”, - shkruan agjencia e lajmeve AFP. Shtatlartë, me sy bojëqielli me pamjen fotozhenike të një kauboji elegant, Clezio është një njeri i ndritur dhe i turpshëm, më pak i vrazhdë sesa e cilësojnë dhe flet në një mënyrë sa të qetë aq edhe bindëse.
E quajnë “shkrimtar nomad”, “një indian i qytetit” apo “panteist i mrekullueshëm”, pseudonime të justifikuara, sepse ai adhuron natyrën, pasi ka krijuar një univers imagjinar, ku Mayas do të bisedonte me Emberas (indianë të Panamasë). Vepra e tij është e përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe sjell nostalgjinë për kohët e mëparshme.
Deri në vitet ‘80 Clezio ishte konsideruar si një shkrimtar novator dhe i revoltuar, pasi trajtonte temat e çmendurisë dhe të folurit, por më vonë ai shkroi libra ku zotëronte tema e fëmijërisë, problemet e minoriteteve, ndërkohë që pasioni për udhëtimet dilte në plan të parë, duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
“Kjo eksperiencë ndryshoi gjithë jetën time, idetë e mia për botën, artin, mënyrën time të të sjellurit me të tjerët, të ecurit, të ushqyerit, të fjeturit, të dashuruarit deri tek ëndrrat e mia”, - shkruan Clezio. “Mendoj se jam diçka e vogël në këtë planet dhe letërsia më ndihmon të shpreh atë që ndjej dhe, nëse rastësisht një ditë do të filozofoja, do të më quanin një të mjerë që nuk ka kuptuar asgjë”, - thotë ai.
Clezio jeton që prej disa vitesh në Nju Meksiko me bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre. “Përmes gjuhës dhe librave mund të shkruaj ende për Francën e sotme tek e shoh se jeton në përshtatje me rrjedhën e kohërave”. Le Clezio i tha dje një radioje suedeze, se ishte shumë i zënë duke lexuar kur një nga akademia i telefonoi atij dhe gruas së tij mbi lajmin, dhënien e çmimit “Nobel”.
Ai ishte gati duke fluturuar për në Suedi një muaj më vonë, për një tjetër çmim “Stig Dagerman prize”, e cila nderon promotorët dhe mbështetësit e shprehjes së lirisë.
Ai është shkrimtari francez i cili ka fituar për 14 herë çmime të ndryshme të letërsisë që në krijimtaritë e tij të para në vitin 1901. Ndërkohë që triumfues të tjerë francezë përpara tij kanë qenë Jean-Paul Sartre, Albert Camus dhe Andre Gide. Duke u mbështetur në sitin e çmimeve Nobel, literatura e parë fituese e pagëzuar edhe më një çmim ka qenë një shkrimtar nga Franca, i cili quhet Sully Prudhomme. Novela e parë e 68-vjeçarit, Le Clezio, është “Le proces-verbal” (Pyetje) në vitin 1963. Vepra e tij është përshtatur edhe në gjuhën angleze një vit më vonë. Në vitet e para të karrierës së tij ai është angazhuar dhe lidhur me disa shkrimtarë ku ai fëshfërin edhe disa radhitje metodike, i frymëzuar nga udhëtimet e shumta nëpër botë, duke përfshirë këtu Panamanë, ku ai kishte jetuar me një fis indian. Në një konferencë për shtyp në Stokholm, dje, Mr. Engdahle iu drejtua Mr. Le Clezio: “Librat tuaj kanë një karakter kozmopolitan. Një francez po, por më shumë se një pasionant udhëtimesh, kritikë botërorë të cilësojnë si një endacak”.
Le Clezio ka shkruar më shumë se 40 libra, ku 12 prej tyre janë përkthyer në gjuhën angleze. Ai ka lindur më 13 prill të vitit 1940, në Nice. Të dy prindërit e tij kishin një lidhje të fortë me formimin francez. Kur ai ishte vetëm tetë vjeç Le Clezio dhe familja e tij u zhvendos për në Nigeri, ku i ati ishte një shitës artikujsh shkrimi si një doktor gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ai bëri karrierë letrare me dy libra, në të cilët përfshihej lista e librave të tij të ardhshëm.
Novela e tij e parë është shkruar në vitin 1963, e cila tërhoqi shumë vëmendjen e kritikëve. Sipas akademisë suedeze, “si një shkrimtar i ri, me rrjedhoja të ekzistencializmit, ai ishte edhe një prestigjator ku sprovohet me lartësinë e ngritjes së fjalëve”. Në fillimet e karrierës së tij Le Clezio është dalluar si një autor i ekologjisë me një seri librash të publikuar në vitin 1960 dhe në fillim të viti 1970, si “Fever” (1966), “The Flood” (1967) dhe Terra Amata (1969) të përshtatura në gjuhën angleze. Në vitin 1980 ai fiton një tjetër çmim me veprën “Desert” nga Akademia Franceze.
Në vitin 1975 u martua me bashkëshorten aktuale Jemia, një marokene dhe që në vitin 1990 të dy partnerët kanë ndarë kohën së bashku ndërmjet Albuquerque, N.M., Mauritius dhe Nice. Në librat e tij bashkëkohorë Le Clezio publikon po ashtu edhe një tjetër vepër. “Ballacine” titullohej vepra e publikuar në vitin 2007. Ai thotë se “është një ese thellësisht personale rreth historisë së artit të filmit dhe rëndësisë së tij në jetën artistike, që nga fëmijëria, adoleshenca dhe më gjerë e deri në ditët e sotme”.
Autori ka shkruar edhe shumë libra për fëmijë. Ai është fituesi i një sërë çmimesh nderi për letërsi në vendin autokton, Franca, ku mes tyre përmendim çmime të tilla si “Prix Larbaud” në 1972 dhe “Grand Prix Jean Giono” në 1997. Le Clezio është i angazhuar edhe si pedagog në Suedi, para se të dekorohej me çmime te tilla.