Akademia e Policisë, ja fituesit e fazës së parë
Pas dështimit në testimin me shkrim që u zhvillua një muaj më parë ku dolën vetëm 5 fitues ditën e djeshme është zhvilluar për herë të dytë testi nga ku rezultojnë 216 fitues. Rreth 1034 kandidatë nga i gjithë vendi i janë nënshtruar testimit me shkrim dje në ambientet e “Pallatit të Kongreseve” në Tiranë, ndërsa në orët e pasdites kanë dalë emrat e 216 fituesve. Policia e Shtetit bëri të ditur se kandidatët që kanë grumbulluar mbi 60 pikë konsiderohen fitues dhe do t’i nënshtrohen fazave të tjera të përzgjedhjes. Kështu duke filluar nga data 12 deri me datën 15 gusht fituesit e testimit me shkrim do i nënshtrohen testimit fizik, i cili do të zhvillohet në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, në Tiranë. “Në datën 12 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 1 deri në numrin rendor 54. Në datën 13 gusht, në orën 07.00’, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 55 deri në numrin rendor 108. Në datën 14 gusht, në orën 07.00’, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 109 deri në numrin rendor 162. Në datën 15 gusht, në orën 07.00’,do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 163 deri në numrin rendor 216” thuhej në deklaratën e policisë së shtetit lëshuar ditën e djeshme.Mësohet se në përfundim të gjithë procesit do të përzgjidhen për të vazhduar kursin e formimit bazë policor 150 nga 216 kandidatët që mundën të kalonin testimin me shkrim. 150 fituesit do të jenë pjesë e patrullës së përgjithme, dhe pas dy viteve kanë të drejtën për të konkurruar me qëllim rritjen në gradë.
Kandidatët
Në datën 12 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 1 deri në numrin rendor 54.
Në datën 13 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 55 deri në numrin rendor 108.
Në datën 14 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 109 deri në numrin rendor 162.
Në datën 15 gusht, në orën 07.00, do të paraqiten për testimin fizik kandidatët nga numri rendor 163 deri në numrin rendor 216.