E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit socialë në Shqipëri- duam statusin ligjor

 

Punonjësit socialë i kanë kërkuar Ministrisë së Punës, hartimin e statusit ligjor për ta si dhe hapjen e më shumë vendeve të punës në sektorin shtetëror. Në ditën botërore të punës sociale, kryetarja e shoqatës së punonjësve socialë në Shqipëri Eljona Kulluri ka nënvizuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e hartimit të statusit ligjor për punonjësin social.

Gjatë takimit të organizuar për ditën botërore të punonjësit social kanë qenë të pranishëm ministri i Punës Kosta Barka dhe ministrja e Inegrimit Majlinda Bregu, të cilat vunë theksin te hapësirat te hapësirat që duhet të krijojnë strukturat shtetërore në punësimin e punonjësit social.

Janë rreth 1500 punonjës socialë profesionistë në të gjithë Shqipërinë, që figurojnë të regjistruar dhe që gjejnë mundësi punësimi në të shumtën e rasteve në organizata jofitimprurëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›