Akademia e Shkencave ndërron anëtarët
Drejt Asamblesë së Akademisë së Shkencave do të shkojnë 17 studiues të rinj. Të rinj në moshë, por edhe në strukturën drejtuese të institucionit të shkencës. Për pasojë, po kaq anëtarë aktualë do të lënë vendet e tyre për shkak të moshës së thyer. Ligji i ri përcakton se pjesa më e madhe e akademikëve në këtë asamble duhet të jenë nën 75 vjeç.
Nënkryetari i ri Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, në një dalje për mediat është shprehur dje se "kryesia e përkohshme ka nisur nga puna për reformimin e Akademisë, siç parashikohet në ligjin e ri të datës 26 dhjetor 2007, për Akademinë e Shkencave". Në fakt, ky ligj është kërkuar të pezullohet. Nesër, më 16 prill, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e 36 deputetëve të majtë të Parlamentit për ndryshimin e këtij ligji, të miratuar nga qeveria dhe të djathtët në Parlament, në fund të vitit që kaloi". Gjithsesi, ky fakt nuk e ka ndaluar kryesinë e përkohshme të Akademisë të përbërë nga Teki Biçoku kryetar, Gudar Beqiraj nënkryetar dhe Jani Thomai, sekretar shkencor, të paraqesë publikisht strukturën e re të Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Sipas Beqirajt, do të jenë 17 anëtarë të rinj të kësaj asambleje që do të zgjidhen deri në muajin tetor, kur përfundon reforma në këtë institucion. Ata duhet të jenë të gjithë nën 75 vjeç dhe të kenë kryer punë shkencore. I pyetur për kriteret e përzgjedhjes, ai tha se "ato ende nuk janë vendosur, por është menduar që të jenë studiues nga fusha të ndryshme të shkencës".
Dosjet e aplikantëve do të pranohen dhe do të seleksionohen nga Komisioni Përzgjedhës, një strukturë e re kjo, që përbëhet nga 9 akademikë, 4 shqiptarë dhe 5 të huaj.
Kryetar i Komisionit Përzgjedhës është Gudar Beqiraj. Në grupin shqiptar, përpos Beqirajt, bëjnë pjesë Farudin Hoxha, Jani Thomai dhe Dhimitër Haxhimihali. Anëtarët e tjerë të komisionit vijnë nga vende të ndryshme të rajonit dhe do të jenë në Shqipëri sa herë që thirren nga Akademia jonë e Shkencave. Nënkryetari i Akademisë, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit, Gudar Beqiraj, tha se "mbledhja e parë pritet të mbahet në fund të këtij muaji, ku do të deklarohet i hapur konkursi për anëtarët e rinj të Asamblesë së Akademisë së Shkencave".
Do të jenë 17 anëtarë të rinj, emrat e të cilëve mësohen deri në fund të muajit tetor. Theksojmë se këta anëtarë do të jenë të gjithë nën moshën 75 vjeç. Ndërkohë, pjesa tjetër janë anëtarë aktualë, që nuk përjashtohen për shkak të moshës. Siç është bërë e ditur, ligji i ri parashikon kriterin moshë të anëtarëve të asamblesë. Është pikërisht ky kriter, që përjashton anëtarët aktualë. Do t‘i mbijetojnë "furtunës", personalitete si Ismail Kadare, Farudin Hoxha, Jorgo Bulo etj. Po kështu, do të mbahen në asamble edhe disa nga shkencëtarët mbi moshën 75 vjeç që quhen anëtarë të përjetshëm. Numri i tyre është përcaktuar të mos jetë më shumë se katër. Në total, Asambleja e Akademisë së Shkencave përbëhet nga 26 anëtarë të përhershëm dhe 15 të asociuar.