E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mozaiku i Meandrit në Durrës, inxhinierët kërkojnë zhvendosjen e veprës

Mozaiku i Meandrit, zbuluar vite më parë në rrënojat e një pallati në lagjen 11 në Durrës,  pritet të zhvendoset.

Mozaiku në fjalë u pastrua nga firma zbatuese e punimeve që po kryen rifiorcimin e pallatit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti 4 viteve më parë.

Inxhinieri i firmës zbatuese shprehet se më e mira për këtë monument është që mozaiku të zhvendoset.

Disa ditë më parë objektin e pastruar nga mbeturina të shumta,  e vizitoi edhe kryetarja e bashkisë së  Durrësit e cila ka mbështetur idenë që mozaiku të zhvendoset drejt muzeut arkeologjik të qytetit.

Mozaiku i Meandrit i përket shekulli të parë dhe është monument i kategorisë së parë që simbolizon lindjen dhe perëndimin e dielli.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›