Nata e tretë e Festivalit Folklori, Dibra, Tirana dhe shqiptarët e Kosovës u ngjitën në skenë

Artistët popullore të Qarkut të Dibrës dhe Tiranës dhe gjithë grupet folklorike të Kosovës kanë mbushur njeri pas tjetrit skenën e natës së tretë të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Me këngë lirike dashurie, rite dasmash, valle dyshe, këngë epike lufte, kostume shekullore, që u kane lënë të parët e tyre dhe që po trashëgohen edhe sot tek më të rinjtë.
Në natën e katërt të festivalit pritet të ngjiten në skenë grupet e qarkut të Durrësit, Korçës, Saz’Iso Band dhe Andi Kongo Band.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/