E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Yjeve, ne pritje te fituesit

TIRANE - Tanime ka filluar numerimi mbrapsht. Sonte ne mbremje “Akademia e Yjeve” do te shenoje betejen finale. Nente me te miret qe kane mbetur ne gare do te “luftojne” per vendin e me te mirit. Dhe jo vetem. Ajo cka premtojne keta vajza dhe djem te talentuar eshte nje spektakel i vertete. Do te parakalojne keshtu ne prezantimin final para publikut Irisi, Uendi, Syarta, Nidora, Jurgena, Kristi, Graciano, Ana dhe Rina. Ndryshe nga heret e tjera, sonte nuk do te kete sfida. Kengetaret do te interpretojne secili dy nga kenget qe kane mesuar gjate diteve te shkolles, ndersa balerinet do te interpretojne numra speciale. Ne fund, te gjithe bashke, ata do t’i ofrojne publikut nje shfaqje spektakolare, me veshje luksi dhe interpretim special, muzikalin “Romeo dhe Zhuljeta”, si dhe nje kolazh te zgjedhur muzikor. Pervec ketyre, Irisi do te prezantohet me “Simply the best” dhe “Ancora, ancora”, Uendi me “I have nothing” dhe “You know I’m no good”, Jurgena me “Fallin” dhe “Bleeding love” Syarta “I will always love you” dhe “Simply the best”, Nidora “Strani amori” dhe “Kthehu per vete per mua”. Ndersa balerinet me pjeset klasike “Danubi Blu” e Shtrausit, “Deserte Rose” nga Sting, pjese kontemporane me Enio Morricone, latine dhe hip hop. Do te jete nje gare vertet e forte, por edhe nje spektakel, i cili do te mbahet mend gjate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›